Futboll Sport

Ancelotti një hap larg emërimit trajner i Italisë

 Carlo Ancelotti është një hap larg emërimit trajner i ri i ekipit kombëtar të Italisë, raportojnë mediat lokale.Italia ka mbetur pa trajner të përhershëm që prej se Giampiero Ventura u shkarkuar vitin e kaluar, me Luigi Di Biagion që e mori drejtimin e ekipit për ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Trajneri i ri pritet të emërohet më 20 maj, dhe besohej se ai do të ishte trajneri aktual i Zenitit, Roberto Mancini.Corriere dello Sport raporton tani se Ancelotti është takuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë në një hotel në Romë të hënën.

Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë dhe Ancelotti është shtyrë ta pranojë pozitën e trajnerit të Italisë.Megjithatë, marrëveshja është larg finalizimit, sepse ende nuk është gjetur gjuhë e përbashkët mes palëve për aspektin financiar.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Italia me një mungesë të rëndësishme, lojtari i Juventus braktis grumbullimin me Kombëtaren

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Qeveria franceze merr vendimin, ndeshjet e Ligue 1 do të luhen me dyer të mbyllura deri në…

Delo.autor

NUK RAPORTOI NË KLUB MUNGESËN E STËRVITJES ME PSG/ Neymar e pranon: Nuk jam superhero për t’u…

Delo.autor

Leave a Comment