Futboll Premier League Sport

Asnjë dënim për Salah, i gatshëm për duelin me Chelsea

Mohamed Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsea.

Drita jeshile është dhënë nga Federata Angleze e Futbollit që nuk do të ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj yllit të Liverpoolit,pas incidentit që ky i fundit pati me lojtarin e Stoke Cityt, Bruno Martins Indi.

Siç raporton “Sky Sports” Salah ia ka hedhur pastër atij incidenti që gjyqtari Andre Marriner nuk e pa në fushën e blertë, ndërkohë që më vonë iu referua një paneli të pavarur prej tre personave.

Ata vendosën në mënyrë unanime që nuk pati ndonjë veprim të dhunshëm në atë rast, që do të thotë se Salah do të mund të përfshihet në sfidën e së dielës.

Related posts

NGJARJE E RËNDË NË ITALI/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Isa.Autor

THURAM JASHTË FINALES? Ja kush do ta zëvendësojë sulmuesin francez

F.autor

Spekulimet për kalimin te Interi, agjenti i Lobotkas mohon gjithçka

Q.Autor

Leave a Comment