Futboll La Liga

Barcelona – Leganes: Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Barcelona është duke shkuar me hapa të sigurt drejt tri pikëve të ardhës dhe rekordit historik prej 38 ndeshjeve pa humbje në ligë.

Barça, e udhëhequr si gjithmonë nga njeriu i vet kryesor, Lionel Messi, është duke fituar 2-0 ndaj Leganes në “Camp Nou” pas 45 minutave të parë të ndeshjes së javës së 31-të të La Ligës.

Djelmoshat e Ernesto Valverdes e kanë dominuar këtë pjesë lojë me raste dhe me posedim të topit.

Por, ka qenë Messi ai që është veçuar, pasi së pari shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën  e 27-të, para se ta çonte në 2-0 epërsinë e Barçës vetëm pesë minuta më pas

Related posts

I VENDOS KUSHTE BARCELONËS/ Messi presion klubit: Sillni Neymar në skuadër nëse…

Delo.autor

KOSOVË-LITUANI/ Trajneri Shaland i beson treshes së sulmit Rashica, Zeneli dhe Muriqi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NJË NGA VITET MË TË…”/ Manchester United bën bilancin, humbjet mbi 100 milionë të shpallura në 2020-21

Delo.autor

Leave a Comment