Futboll Premier League Sport

Chelsea, Abramovich kërkon trajnerin që eliminoi Barcelonën

Edhe pse hera e parë me Andre Villas-Boas nuk shkoi shumë mirë (portugezi zgjati vetëm 9 muaj), duket se Roman Abramovich po pëlqen idenë që të t’ia besojë sërish stolin e Chelsea një trajneri të ri, në rast se verifikohet ajo për të cilën shtypi anglez është mëse e sigurt: largimi i Antonio Conte.

Pavarësisht nga emrat e mëdhenj që kanë qarkulluar kohët e fundit si Sarri, Luis Enrique, Jardim, Allegri dhe Ancelotti, rusi ka një përshtypje të mrekullueshme për Pochettino të Tottenham dhe dëshiron të imitojë shembullin e tij duke zgjedhur një trajner që të bazohet te futbollistët e rinj dhe loja e bukur.

Sipas “Telegraph”, Abramovich pëlqen Nagelsmann të Hoffenheim, Wanger të Huddersfield, por mbi të gjitha Eusedio Di Francesco i Roma. Sipas këshilltarëve të tij, 48-vjeçari që drejton AS Roma, është i preferuari i Abramovich.

Në harkun e pestë viteve, Di Francesco kaloi nga Seria B me Sassuolo duke e çuar këtë ekip në Europa League dhe gjatë këtij sezoni të parë me Roma ka shkuar deri në gjysmëfinalet e Champions League, duke eliminuar Barcelonën dhe gjithçka po e bën në saj të futbollit të bukur, ashtu si dëshiron Abramovich.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Pleshti” telefonon Neymar: Do vish te ne, nuk ke punë tek…

Delo.autor

ANALIZA/ Njihuni me 5 DËSHTIMET MILIONERE të muajit gusht në ANGLI

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM NË BOTËRORIN E NOTIT/ 19-vjeçari thyen rekordin e legjendës Felps

Delo.autor

Leave a Comment