Futboll Premier League

City dhe një dështim me kosto 500 milionë euro

Çerekfinalet e Champions League kanë dhuruar shumë emocione dhe rezultate të papritura. Përveç arritjes së jashtëzakonshme të Roma-s dhe befasisë së pësuar nga Juventus në minutën e fundit, tifozët e gjithë Europës kanë qenë dëshmitar edhe të daljes nga skena të skuadrës që të gjithë e kishin dhënë si favorite për të fituar në Kiev: Manchester City.

Sipas pjesës më të madhe të tifozëve dhe të shtypit britanik, përgjegjësi kryesor i dështimit të “Qytetarëve” është Pep Guardiola: i dalë nga fusha e lojës 45 minuta më herët, pasi është përjashtuar në përfundim të pjesës së parë nga arbitri Lahoz për protesta. Pas tri humbjesh të njëpasnjëshme (dy në Champions dhe derbin me United), trajneri katalanas ka përfunduar nën akuzë. Dhe të shtunën do të përballet me Tottenham në transfertë.

Eliminimi nga Champions ka qenë një goditje e rëndë për klubin e sheikut Mansour. Në fakt, pronarët e City-it besonin tek eksperienca e Pep Guardiola për të triumfuar në Champions League: një objektiv që Aguero me shokë do të provojnë ta arrijnë sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, klubi është i shqetësuar për shpenzimet, me bilancin që nuk duket aspak mirë pas investimeve të bëra në 2016-ën.

Siç kanë bërë të ditur mediat angleze, deri më sot janë shpenzuar 528,8 milionë euro dhe diferenca, në krahasim me shitjet, është 397,85 milionë euro: një deficit për të cilin është përgjegjës Guardiola. Pasi është vënë në hetim nga UEFA për “sjellje jo korrekte”, ish-trajneri i Barcelona-s ka përfunduar nën akuzë edhe për tetë golat e pësuar në tri ndeshjet e fundit, shumë për një ekip që synon të fitojë Champions League.

Related posts

Neymar dhe Mbappe? Presidenti Al-Khelaifi jep 2000 për qind siguri për ta

Delo.autor

“TËRBOHEN KATALANASIT”/ VIDAL e ka të qartë emrin: Ja kush e fiton Championsin

Isa.Autor

Ylli i Man United vrapoi 8 kilometra…sepse kishte harruar çelësat në makinë

Q.Autor

Leave a Comment