Futboll Premier League

City kontratë marramendëse Guardiolës, bëhet trajneri më i paguar në botë

Pavarësisht humbjes dje në derbin ndaj United, që shtyu festën e titullit kampion në Premier League për ekipin e Manchester City, trajneri Pep Guardiola e ka të sigurt të ardhmen e tij. Madje pronarët e skuadrës së “citizens” janë gati ta bëjnë trajnerin më të paguar në botë. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, trajneri spanjoll do të përfitojë 20 milionë stërlina në vit duke u bërë më i paguari në profesionin e tij.

Kontrata aktuale e Guardiola me City skadon në verën e vitit 2019, ndaj Sheiku Mansur kërkon ta shtyjë edhe me një vit atë, duke i ofruar një kontratë marramendëse trajnerit spanjoll, që këtë sezon po shkëlqen në Premier League. City humbi dje shansin e parë për të festuar titullin kampion, pasi humbi 2-3 derbin me rivalët e United, por festa është thjesht çështje kohe për djemtë e trajnerit Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka takuar pronarët e skuadrës së City pak kohë më parë, kur skuadra ishte për një tur 4-ditor në Lindjen e Mesme, për t’u stërvitur në temperatura më të larta krahasuar me ato të Britanisë së Madhe. Dhe aty palët kanë rënë dakord për të shtyrë bashkëpunimin edhe me një seozn tjetër, deri në vitin 2020, me Gurdiolën që do të bëhet trajneri më i paguar në botë.

Related posts

“Vrasësi serial” Messi vendos dy rekorde, Barça fundos Girona-n

Q.Autor

ELEMINUAN RONALDON ME SHOKË/ Ja notat e Berishës dhe Gjimshitit ndaj Juves

F.autor

DËSHTOI TË TREGONTE CILËSITË/ Icardi heq presionin: Golat do të vijnë

Isa.Autor

Leave a Comment