Futboll Premier League

City-United, “Qytetarët” duan titullin në derbi

Ky është momenti që të gjithë tifozët e Manchester City kanë pritur dhe kundërshtari i kësaj të shtune nuk mund të kishte qenë më i përshtatshëm, duke parë se një fitore do t’i jepte titullin ekipit të Guardiola-s.

City, që vjen nga një humbje rëndë 3-0 të pësuar kundër Liverpool në çerekfinalet e Champions League, ka qenë i pandalshëm në kampionatin anglez, me shtatë fitore të marra në tetë ndeshjet e fundit dhe me vetëm një humbje të pësuar në Premier League, edhe kjo e ardhur kundër Liverpool. Gjithashtu, në 15 ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi ata kanë marrë 14 fitore dhe 1 barazim.

Manchester United, nga ana tjetër, do të bëjë gjithçka është e mundur që të shtyjë festën për titull të kushërinjve, por nuk do të jetë aspak e lehtë për lojtarët e Mourinho. Miqtë janë në vendin e dytë të renditje me një diferencë prej 16 pikësh ndaj kryesuesve dhe vetëm dy larg vendit të tretë, që mbahet nga Liverpool.

Shifra dhe Fakte
– Në rast fitoreje, Manchester City do të shpallej kampione e Anglisë për herën e tretë në historinë e klubit.
– Pep Guardiola do të bëhej trajneri i tretë që fiton një titull në Premier League dhe në të paktën dy kampionate të tjerë mes pesë kryesorëve të Europës pas Carlo Ancelotti (3) dhe Jose Mourinho (2).

– Manchester United ka humbur tetë nga 13 ndeshjet e fundit të Premier League që ka luajtur kundër City-it.
– Manchester City është i pamposhtur në 27 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe ka fituar 14 radhazi në “Etihad Stadium”.

– “Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë kundër gjashtë ekipeve kryesore të Premier League, duke mos shënuar gol në tetë nga këto ndeshje.
– Kjo do të jetë përballja e 21-të mes Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, me spanjollin që ka fituar 9 nga 20 të fundit.

Related posts

“BOMBA” QË NDALI NDESHJEN/ Tentoi të hyjë në fushë në finalen e Super Bowl, arrestohet bukuroshja (FOTO)

Delo.autor

Dybala gëzon tifozët e Juves, gati për ndeshjen ndaj Tottenham

Q.Autor

Vitsel projekton rikthimin në Europë, 2 “gjigandë” pas mesfushorit belg

Isa.Autor

Leave a Comment