Futboll Sport

Courtois hedh në gjyq ish-trajnerin e Belgjikës

Thibaut Courtois dhe i ati i tij kanë hapur një procedurë penale për shpifje ndaj ish-trajnerit të Belgjikës Marc Wilmots pasi pretendojnë se ai ka përhapur lajme false.

Wilmots po fliste për një televizion nga Katari kur sugjeroi se babai i portierit të Belgjikës, Thierry, i ka zbuluar listën e ekipit të Belgjikës një gazetari në Euro 2016.

Ish-sulmuesi është shkarkuar në fund të turneut, teksa u eliminua befasisht nga Uellsi në çerekfinale, pasi Belgjika megjithëse kishte një grup të talentuar lojtarësh nuk arriti të shfaqte lojën e pritur.

Wilmots, i cili u largua nga roli i tij te Bregu i Fildishtë në nëntor pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës, tani do të përballet me një seancë gjyqësore, me Courtois dhe babain e tij të inatosur me 49-vjeçarin.

“Z. Wilmots – jo për të parën herë – më ka akuzuar publikisht duke u munduar të më prishë reputacionin dhe nderin tim.

“Unë dhe babai im kemi vendosur të bëjmë një ankesë të shoqëruar nga një procedurë dëmshpërblimi kriminal për shpifje,” është shprehur portieri aktual i Chelsea-t në Instagram.

Related posts

ZYRTARE/ Valentino Murataj prezantohet me fanellën e Flamurtarit në Vlorë

F.autor

DOPIETË NDAJ TIRANËS/ HEBAJ befason pas TRIUMFIT: E pranoj…

Isa.Autor

Episod qesharak në Holandë, futbollisti i Vitesse-s ndëshkon arbitrin me karton të verdhë

Sadik.Autor

Leave a Comment