Futboll Premier League Sport

De Gea i dërgon sinjale Manchester United: Dua të fitoj trofe me këtë klub…

Trofetë janë ato që, sipas David de Gea, objektiv i raportuar i Real Madridit, duhet ta çojnë Manchester United në krye të futbollit anglez dhe europian. De Gea nuk e ka fituar Premier League pasi Alex Ferguson u pensionua në sezonin 2012-2013. Vetëm “Europa League”, “FA Cup” dhe “EFL Cup” janë medaljet e shtuara në “palmaresin” e portierit.

Spanjolli 27-vjeçar, i cili vazhdon të tërheqë interesin e “Los Blancos”, ka lulëzuar me nderime të shumta individuale, duke përfshirë katër nominime në “Ekipin e Vitit” në Premier League, zgjedhur nga PFA. Por, De Gea e ka fokusin e tij të vendosur fort mbi trofetë, ndërsa Manchester United përgatitet të përballet me Chelsea në finalen e “Fa Cup”, muajin e ardhshëm.

“Po luaj mirë, jam i sigurt, por duhet ta mbaj këtë formë dhe të fitoj trofe, – tha De Gea për “Daily Mail”. – Kjo është ajo që bëjnë lojtarët e klasit botëror”. Manchester United ka luftuar që nga largimi i Ferguson, duke përfunduar jo më mirë se i katërti përpara këtij sezoni, që e sheh klubin nga “Old Trafford” të dytin në klasifikimin e Premier League, pas kampionëve të Manchester City.

Por me tre herë fituesin e Premier League në krye, Jose Mourinho si trajner, De Gea beson se “Djajtë e Kuq” mund të kthehen në “samitin” anglez. “Ishte e çuditshme nën drejtimin e Van Gaal. Përfundimi në vendin e katërt nuk ishte mjaft mirë, – shtoi De Gea. – Unë dua të fitoj. Nëse je te Manchester United, ke nevojë për një trajner me mentalitet fituesi.

E kishim këtë me Fergusonin, edhe Mourinho e ka, ndaj dua të fitoj çdo ndeshje. Në fakt, kemi pasur një kohë të vështirë, që kur Ferguson u tërhoq. Titujt janë ato, që unë dëshiroj. Ne duhet ta kthejmë Manchester United në mënyrën më të mirë, të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve, kampionatin e Anglisë, të jetë përsëri në krye të futbollit europian”.

De Gea thuhet se do të largohej nga Manchester United, nëse holandez Louis van Gaal do të mbetej trajner në “Old Trafford”, më 2016. Van Gaal ishte përgjegjës, kur kalimi i De Gea te Real Madridi u bë thuajse i kryer në fund të vitit 2015, teksa një faks i vonuar thuhet se ishte në qendër të këtij transferimi të dështuar.

Related posts

DANIMARKË-ANGLI/ “3 Luanët” me shumë ndryshime në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KJO ITALI E MADHË MË KA BËRË PËR TË QARË”/ Capello: Shpirtin e këtij grupi e ka krijuar Mancini

Delo.autor

CHAMPIONS/ INTERI test force kundër sulmit ATOMIK të PSV. Mbrojtja zikaltër në “provim”

Isa.Autor

Leave a Comment