Europa League Futboll

Dëmtimi “horror”: Qëndrova në fushë si një gladiator

Në ndeshjen e parë ka qenë protagonist i një goli të mrekullueshëm me thembër, një nga më të bukurit të sezonit. Aaron Ramsey ka tërhequr vëmendjen edhe në atë të kthimit, që Arsenal ka luajtur në fushën e CSKA-së së Moskës, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League.

Ka qenë një ndeshje prej një gladiatori të vërtetë për mesfushorin uellsian, i cili ka pësuar një prerje të thellë në pulpë, por që nuk e ka ndalur të qëndrojë në fushë deri në fund dhe të shënojë golin e barazimit 2-2. Pak orë pas ndeshjes, Ramsey ka postuar në Instagram fotografinë tronditëse të plagës. Imazhi, edhe pse shumë i fortë, ka bërë xhiron e internetit.

https://twitter.com/EldonLangat/status/984540673473998848

 

 

 

Related posts

KUKËSI-TIRANA/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kukësi, Nis pjesa e dytë pa asnjë ndërrim

Delo.autor

PANUCCI E REFUZOI/ Çikalleshi përsëri protagonist, por skuadra e tij nuk del me pikë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment