Futboll Seria A

Dilema e Buffonit, pas disa javësh mësohet e ardhmja

Rinovon me Juventusit apo jo? Do të tërhiqet nga futbolli apo do të vijojë edhe sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Gianluigi Buffon nuk është e qartë. Javët e ardhshme do të shtrohet në vazhdimësi pyetja nëse portieri, që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave do të varë dorezat në gozhdë. Vështirë të kuptohet se çfarë ka në të vërtetë në kokë kapiteni bardhezi.

Fillimisht Buffon ishte i qartë: “Nëse do ta fitojmë Championsin, do të vijoj që të luaj edhe Botërorin e Klubeve, në të kundërt, do t’i jap fund karrierës.”

Më kalimin e muajve duket se gjërat kanë ndryshuar, duke parë që Buffon iu përgjigj pozitivisht ftesës së Di Biagios për miqësoret e marsit.

Buffon do të ketë kohën e mjaftueshme për të vendosur, por Juventusi e ka bërë zgjedhjen gjatë verë së kaluar, duke blerë Wojciech Szczesny, me të cilin ka firmosur një kontrate me pagë 4 milionë euro në sezon.

Të dy portierët janë alternuar mes kampionatit dhe Championsit dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse Buffon do të vendosë të vijojë. Për të qenë me të sigurtë për atë që do të ndodhë, duhet pritur edhe disa javë.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht me përmbyjse “Topçinjtë” dhe i thellon krizën

Delo.autor

U DËMTUA GJATË NDESHJES ME HUNGARINË/ Berat Gjimshiti do mungojë edhe ndaj Polonisë

Delo.autor

I LIDHUR ME PAMELA ANDERSON/ Futbollisti francez “ngacmon’”gazetaren shqiptare: Se kishte fatin të më takonte…

Delo.autor

Leave a Comment