Futboll

Dita e Kamer Qakës, shokët i bëjnë surprizën e madhe (VIDEO)

Kamer Qaka në Rumani ka fituar zemrat e të gjithëve. Pjesë e CSM Poli Iasi, mesfushori shtatshkurtër po tregon cilësitë e tij si futbollist dhe për të ka pasur fjalë të mira plot, por edhe oferta që shkojnë deri në shifrën e 500 mijë eurove. Gjithsesi klubi i tij kërkon dyfishin dhe me shumë mundësi në verë do të transferohet në një klub tjetër dhe nga Spanja po e ndjekin me vëmendje. I riu ka luajtur më parë me Norvegjinë, por në momentin që Christian Panucci i bëri një ftesë për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë, ai nuk hezitoi.

Sot është pjesë e kombëtares dhe shikohet si një lojtar që mund të shërbejë shumë edhe në të ardhmen. Vetëm një ditë më parë, më 11 prill, ai ka festuar ditëlindjen. Mbushi 23 vjeç dhe normalisht që urimet për të kanë qenë të shumta nga miqtë, të afërmit, por edhe tifozët. Sigurisht skuadra nuk mund të mbetej prapa dhe i kishte përgatitur një surprizë të këndshme në dhomat e zhveshjes.

 

Qaka, kur futet në dhomë, emocionohet shumë dhe në një moment të duket sikur derdh edhe lot gëzimi. Klubi rumun e ka ndarë me fansat e vet në “Facebook” momentin e veçantë, teksa në video shikohen lojtarët që i këndojnë dhe më pas e urojnë njëri-pas tjetrit. Nuk mund të mungojë edhe fotot me Qakën, për të lënë pas dore edhe komentet e tifozëve, madje edhe të ndonjërit që i bë thirrje të bashkohet me skuadrën e tij. Kameri ka fituar shumë zemra!

Related posts

Freiburg – Bayern Munich, mundësia për të shkuar në 20 pikë diferencë (FOTO)

Q.Autor

SFIDA E KTHIMIT ME BARCELONËN/ Klopp zbulon: Ja plani im për të bërë përmbysjen e madhe

Delo.autor

“MAVRAJ VIJON AVAZIN”/ Shqiptari sërish protagonist për skuadrën e tij

Isa.Autor

Leave a Comment