Futboll Sport

Dokumenti/ Shqipëria hedh sytë në Angli, ftesë për talentin e Ipswich

Shqipëria U19 do të zhvillojë një grumbullim nga data 23 prill deri në 27 prill dhe FSHF ka dërguar ftesat në klube të ndryshme për lojtarët që trajneri Erjon Bogdani dëshiron t’i vëzhgojë nga afër, në mënyrë që të krijojë edhe një ide më të qartë për grupin e futbollistëve që do të ftojë për ndeshjet kualifikuese të Europianit. Në muajin dhjetor u hodh shorti dhe kuqezinjtë do të përballen me Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë, një grup mjaft i vështirë duhet thënë.

Në lidhje me grumbullimin që do të zhvillohet prej 23 prillit, mësohet se ish-sulmuesi, që tashmë drejton Shqipërinë U19, ka ftuar edhe futbollistin Armand Dobra, i cili vetëm pak ditë më parë ka mbushur 17 vjeç. Adoleshenti luan si mesfushor dhe është pjesë e skuadrës angleze të Ipswich Town, që pak ditë më parë u përfol për të marrë si trajner legjendën angleze Steven Gerard.

Dobra luan me ekipin e 18-vjeçarëve, por ka provuar të aktivizohet edhe me Ipswich U23. Këtë herë do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Bogdani, e pse jo në të ardhmen të mund të luajë edhe me kombëtaren e madhe.

Related posts

Vendimi qesharak, arbitri mbyll ndeshjen pak sekonda para golit të Flamengo-s (VIDEO)

Sadik.Autor

Këshilli i qytetit të Barcelonës jep dritën jeshile për rindërtimin e Camp Nou

Sadik.Autor

Mohamed Salah kërkohet nga Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment