Futboll

Dy gola kundër Romës/ Salah e sheh veten më pranë Topit të Artë

Egjiptiani Mohamed Salah, me performancën e tij të shkëlqyeshme kundër Roma-s në Champions League, është pozicionuar i dyti në garën për Topin e Artë nga kompanitë e basteve, pikërisht pas Cristiano Ronaldo-s, favoriti kryesor në këtë kohë për çmimin.

Shtëpitë e basteve e vlerësojnë portugezin me koeficientin 2.63, ndërsa Salah, i cili para se të luante në sfidën e mbrëmshme vlerësohej me koeficientin 12, ndërsa sot ka rënë në 2.75. Shfaqja spektakolare e egjiptianit në fitoren 5-2 të Liverpool-it kundër Roma-s në Anfield, e përforcuar me dy gola dhe dy asiste, e ka vënë atë në vendet e para të garës për Topin e Artë.

Megjithatë, në vitin e Botërorit, fituesi i Kupës së Botës zakonisht merr të gjithë vëmendjen për çmimin që dorëzohet nga revista “France Football” në muajin dhjetor. Në vendin e tretë është Leo Messi, i vlerësuar me koeficientin 5, ndërsa Neymar, ylli i PSG-së dhe Brazilit i është dhënë kuota 15, e njëjtë si lojtari belg i Manchester City, Kevin De Bruyne.

George Elek, zëdhënës i platformës Oddschecker, i cili kontrollon lëvizjet e koeficienteve në baste, tha se Salah ka pasur një sezon “sensacional”, por loja kundër Roma-s “ishte krem ​​në tortë. Meqë Topi i Artë është një konkurs gjatë gjithë vitit, Messi do të ketë nevojë për Kupën e Botës për të pasur mundësi”, shtoi ai.

Salah mund të bëhet lojtari i dytë afrikan në histori për të fituar Topin e Artë, pas liberianit George Weah, i cili e mori trofeun në 1995, kur luante për Milan-in. Nga ana e tij, Cristiano Ronaldo kërkon të krijojë diferencën e tij me Messin si një futbollist me më shumë çmime. Ronaldo dhjetorin e shkuar barazoi Messin, pasi të dy tashmë kanë nga pesë Topa të Artë.

Related posts

“EUROPA LEAGUE FOLI SHQIP”/ Presidenti Duka: Sot ishte një Shqipëri futbolli… që jep shpresë

Delo.autor

SI ASNJËHERË NË HISTORI/ Ja pse “Katar 2022” do të jetë një Botëror ndryshe nga të tjerët

F.autor

RAGNICK BËHET GAZI I BOTËS/ Shkon në stërvitjen e Manchester United dhe nuk gjen asnjë lojtar në klub

Delo.autor

Leave a Comment