Champions League Futboll Sport

E gjithë Roma në alarm, masa të jashtëzakonshme ndaj Liverpoolit

Një nga operacionet më të mëdha të policisë italiane do të përpiqet që të parandalojë tifozët ekstremistë që kanë plan të sulmojnë ultrasit e Liverpool-it në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Olimpico” në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë, “The Reds” triumfuan në “Anfield” me rezultatin 5-2, falë golave të Salah (dopietë), Firminos (dopietë) dhe Mane. Për verdhëkuqtë shënoi Dzeko dhe Perotti nga penalltia.

Autoritetet përkatëse do të vendosin në dispozicion për këtë garë, 2000 mijë policë, që të mbikëqyrin situatën mes tifozëve. Tifozët italianë po kërkojnë disi të hakmerren ndaj humbjes që ekipi i tyre pësoi ndaj gjigantëve anglezë në finalen e Kupës Evropiane në 1984 dhe përleshjet e mëvonshme që ndodhen atë natë. Liverpool gjithashtu ka dërguar një raport udhëzimesh për të ndihmuar në përkujdesjen e 3500 tifozëve të tyre që do të udhëtojnë në Romë. Klubi u bëri thirrje tifozëve që të respektojnë monumentet me rëndësi kombëtare dhe të evitojnë në veçanti vendosjen e shalleve në statuja dhe të shmangin zonat në veri të qytetit.

Ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në orën 20:45 në “Olimpico Stadium” në kryeqytetin italian. Vendasit shpresojnë tek ndonjë mrekulli, ashtu sikurse ndodhi në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, të cilën e eliminuan. Djemve të Di Franciscos i mjafton vetëm një rezultat 3-0 në shtëpi për të siguruar biletën e finales së madhe të Kievit.

Related posts

Vasil Bici: Humbëm një njeri të madh, Fadil Vokrrin e kërkoi edhe Juventusi

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Sulmuesi Sadiku prish kontratën me Erzurumspor, transferohet në Bolivi tek klubi…

Delo.autor

Të mrekulluar nga ndihmësi i Guardiolës, tri klube dëshirojnë Artetën

Q.Autor

Leave a Comment