Futboll La Liga Sport

E rrallë! Lojtarët e Barcelonës, skenar për të bindur yllin e Francës

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja, tregojnë se lojtarët e Barcelonës po bombardojnë Antoine Griezmann me mesazhe pafund në aplikacionin “WhatsApp”, në përpjekje për ta bindur atë të largohet nga Atletico Madrid dhe të transferohet në Katalonjë.

Lojtari i kombëtares franceze gjatë një interviste për mediat spanjolle ka zbuluar se është ende në bisedime me Atleticon lidhur me të ardhmen e tij, edhe pse kohët e fundit përflitet se ai mund të transferohet në “Camp Nou”.

Sipas asaj që raporton portali sportiv spanjoll Sport, disa nga yjet e Barcelonës kanë vendosur të ndërhyjnë personalisht në këtë situatë, dhe për këtë arsye, prej shumë kohësh kanë filluar kontaktet me francezin me anë të aplikacionit të famshëm të mesazheve. Treshja franceze Lucas Digne, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele thuhet se janë përgjegjësit e kësaj situate, pasi i kanë dërguar qindra mesazhe me përmbajtje të shumta, por ajo që i përmbledh është “Eja tek Barça!”

Me ardhjen e Griezmann tek Barcelona, kolonia franceze në ekip do të zgjerohej, duke krijuar rrezikun e krijimit të një klani në ekip, dhe kohët e fundit historia ka treguar që klanet mund të prishin harmoninë në ekip.Griezmann, i cili ka një kontratë me klubin e kryeqytetit deri në vitin 2022, shënoi golin vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Arsenalit të enjten në mbrëmje, ndeshje e vlefshme për Europa League.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori rinovon kontratën me “Djajtë e Kuq”, ja përfitimet

Delo.autor

“MIKU IM MË I MIRË ËSHTË LOJTAR ME NGJYRË”/ “Shpërthen” shoku i Manajt: Po vuaj prej 3 vitesh… (FOTO)

Delo.autor

VIJON MAKTHI PËR “TË KUQTË”/ Wilson rihap sfidën ndaj Liverpool me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment