Futboll Sport

Episodi i kthesës/ Si Messi bëri psikologun dhe e ktheu Neymar në një yll

Lionel Messi dhe Neymar qëndruan në të njëjtën skuadër për katër sezone. Aty ata fituan trofe, dhuruan spektakël dhe ndërtuan një miqësi e cila qëndron e paprekur edhe tani që ai u largua nga Barcelona dhe luan për PSG-në. Gjithçka nisi gjatë pushimit të pjesës së parë në një ndeshje të luajtur në 2013. Neymar u fut në tunelin dhomave të zhveshjes shumë i trishtuar, i rënë psikologjikisht pasi në atë takim, asgjë nuk po i ecte atij.

Aq shumë i trishtuar ishte ai, sa lotët filluan t’i pikonin nga sytë. Argjentinasi e pa dhe menjëherë iu afrua.

“Më pa që unë isha gati duke qarë sepse nuk kisha luajtur mirë në pjesën e parë. Messi e pa që unë isha i trishtuar dhe nisi të fliste me mua. ‘Ti duhet që të jesh vetvetja. Luaj futbollin tënd dhe mos u frikëso nga kjo’”, kujtoi Neymar i ftuar në programin televiziv “Altas Horas”.

Që nga ajo ditë, nga braziliani u largua pjesa më e madhe e presionit dhe nisi të ndërtohej e forcohej një miqësi që tani është më e fortë se kurrë.

“Do apo nuk do, të luash me aq shumë yje të bën që disi të hezitosh në fushë. Që kur fola me të, unë nisa që të isha me i çlirët, të tregoja mënyrën time të të luajturit dhe të kisha besim. Ishte pikërisht kur unë u relaksova, që gjeta lumturinë dhe aty nisi një miqësi shumë e madhe”, rrëfeu ylli brazilian.

Tani që po rikuperohet pas thyerjes së kockës në këmbë, Neymar ka më shumë kohë për mediet.

Ai foli edhe për median braziliane “O Globo”, ku u pyet për episodin e ndodhur në 18 shtatorin e kaluar në “Parc de Princes”, në takimin PSG-Lyon (2-0). Një penallti u bë molla e sherrit mes të dyve. “Kishte shumë tension, por ne e kemi zgjidhur gjithçka shpejt. Pas 3 ditësh u ulëm dhe folëm për këtë. Jemi lojtarë të njohur, por edhe njerëz e ca gjëra duhet t’i zgjidhim mes nesh. Nuk kanë përse përfshihen të tjerët. Disave u pëlqejnë t’i zmadhojnë gjërat dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në skuadër”, deklaroi Neymar. Ai shton se gjithçka po shkon mirë dhe se do të jetë gati për eventin e shumëpritur, Rusi 2018.

Related posts

GRIEZMANN NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Bartomeu i “shkel syrin” talentit holandez…

Delo.autor

HUMBJA E ARGJENTINËS NUK PRITET MIRË NGA LEGJENDA/ Maradona “shpërthen” keq: Jeni bij ku*vash…

Delo.autor

E PABESUESHME NË ARABI SAUDITE/ Giovinco shpëton ekipin me këtë gol të mrekullueshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment