Futboll

Flamurtari mposht Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë

Vazhdon periudha negative për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët, të cilët janë përjashtuar nga kompeticionet europiane për dhjetë vite dhe janë gjobitur me 1 milion euro, kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në harkun e pesë ditëve.

Pas disftës 2-1 të pësuar në javën e fundit të kampionatit kundër Vllaznisë në Shkodër, skuadra e Ilir Dajës është mundur 1-0 në shtëpi pasditen e sotme nga Flamurtari, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kështu, vlonjatët kanë fituar takimin e parë me bardhekuqtë falë një goli të realizuar nga Alves tetë minuta para fundit të ndeshjes. Një avantazh i rëndësishëm ky për miqtë, të cilët do të kërkojnë ta mbrojnë pas dy javësh, kur do të luhet ndeshja e kthimit.

Related posts

ATALANTA-JUVENTUS/ Vlahovic po bën tifozët “Bardhezi” të ëndërrojnë, serbi synon rekordin e Tevez

Delo.autor

PUBLIKON BILANCIN/ Mbi 830 milionë euro, zbulohen humbjet marramendëse të Tottenham

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Lojtarët nuk pranuan reduktimin e pagave, Dinamo Zagreb merr vendimin drastik

Delo.autor

Leave a Comment