Futboll Sport

Formacioni ideal i yjeve që preferojnë të djathtën vlen 925 milionë euro

Pas formacionit ideal të mëngjarashëve, tani ka ardhur momenti që të bëhet formacioni ideal i atyre yjeve të botës së futbollit që kanë të djathtën armën e tyre të preferuar për të ndëshkuar kundërshtarët.

Kanë qenë të ndryshëm portierët që në këtë sezon janë treguar të aftë të ndihmojnë skuadrat e tyre në ndërtimin e aksioneve, duke krijuar një reputacion shumë të mirë dhe duke konfirmuar cilësitë e tyre. Më i miri i kësaj liste është padyshim Jan Oblak, i cili ka vlerën më të lartë në merkato, 70 milionë euro, por është edhe portieri me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura pa pësuar gol në Europë, plot 19 nga 31 të luajtura në La Liga.

Para tij rreshtohet një mbrojtje me vlerë të përgjithshme 240 milionë euro: Sergi Roberto dhe Carvajal në krahë, Varane dhe Hummels në qendër. Një mbrojtje fizikisht e fortë dhe shumë teknike. Një nivel teknik që rritet ndjeshëm në mesfushë, e cila përbëhet nga De Bruyne, Isco dhe Dele Alli. Lojtarët që kanë regjistruar shifra të frikshme edhe në këtë sezon (35 gola dhe 45 asiste në total), duke u konfirmuar si elementë të pazëvendësueshëm për ekipet respektive.

Në fund, në sulm, për të plotësuar këtë ekip ëndrrash me vlerë 925 milionë euro (85 milionë euro për lojtar), gjejmë tre fenomenë, të cilët do të bënin të dridhej çdo mbrojtje, nëse do të luanin bashkë. Edhe atë të formacionit ideal të mëngjarashëve. Në fakt, dy të tretat e këtij sulmi përbëhet nga dy yjet e PSG, Neymar dhe Mbappe. Ndërsa qershia mbi tortë është Cristiano Ronaldo, protagonist i një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm. Me pak fjalë, një sulm i mrekullueshëm si, ose ndoshta më shumë, roveshiata e portugezit në Torino kundër Juventus.

 

Related posts

U PËRJASHTUA NGA “US OPEN” PASI GODITI ME TOP GJYQTAREN/ Reagon tenisti Djokovic: Ndodhi pa kurrfarë qëllimi…

Delo.autor

NBA/ Harden magjik për Houston, Clippers “ngec” në fushën e Philadelphia

Delo.autor

SOT LUHET SUPER NDESHJA/ Brazil – Argjentinë, ja skuadra favorite

Isa.Autor

Leave a Comment