Futboll

Gjermania mbetet në vendin e parë të klasifikimit të FIFA-s

Me Kupën e Botës 2018 që po troket, Gjermania, kampione e Botës në fuqi, mbetet në vendin e parë të klasifikimit të FIFA-s, pavarësisht se në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar tre barazime dhe katër humbje.

Gjermania barazoi 0-0 me Anglinë në “Wembley”, 2-2 me Francën në Këln, 1-1 me Spanjën në Dyseldorf dhe u mposhtën 1-0 nga Brazili në Berlin.

Në ndeshjen kundër “Selsesao”, Loew aktivizoi vetëm dy lojtarë nga kampionët e botës në 2014, duke pësuar humbjen e parë pas 22 ndeshjesh.

Brazili, që i fitoi të dy miqësoret e marsit, edhe pa pasur Neymar, ndaj Rusisë dhe Gjermanisë, renditen në vendin e dytë.

Podiumi kompletohet me Belgjikën e vendit të tretë, ndërsa Portugalia e Ronaldo, kampione e Europës në fuqi, është në vendin e katërt, përpara Argjentinës së Messi renditet e pesta.

Renditja e FIFA-s:

1.Gjermani

2.Brazil

3.Belgjikë

4.Portugali

5.Argjentinë

6.Zvicër

7.Francë

8.Spanjë

9.Kili

10.Poloni

Related posts

LAZIO-JUVENTUS/ Hysaj starton titullar, Allegri i beson dyshes së sulmit Morata-Chiesa (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LUIS SUAREZ MASHTROI PËR PROVIMIN E GJUHËS ITALIANE/ Sarri: Provimin e kërkoi Juvja

Delo.autor

Nuk u grumbulluan nga kombëtaret, futbollistët po shijojnë pushimet

Sadik.Autor

Leave a Comment