Futboll

Gjoka: Lushnja e rënë? Vllaznia e ka pësuar vjet nga Korabi

“Trepikëshi me Lushnjën është i njëjtë si me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër. Prandaj, Vllaznia jo vetëm që nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin e radhës, por duhet të japë maksimumin e saj për ta fituar këtë ndeshje.”

Gjoka merr si shembuj rezultatet e Vllaznisë sezonin e kaluar, apo barazimin e Kukësit me Korabin, kur ishte vetë në krye të verilindorëve, për ta kuptuar me mirë se çfarë do të thotë të mos i japësh rëndësinë e duhur kundërshtarit.

Asnjë nënvlerësim nuk ka në radhët tona për këtë ndeshje. Vllaznia e ka pësuar vjet, duke nënvlerësuar një skuadër, që kishte rënë nga kategoria. Edhe unë, kur isha te Kukësi, e pësova nga një nënvlerësim i tillë. Duke ditur këtë situatë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Lushnjën dhe ky trepikësh ka shumë vlerë për ne. Fitorja ndaj Lushnjës vlen po aq sa ajo me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër të Superligës. Duhet patjetër që të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive dhe të paraqitjeve të mira që kemi bërë në fazën e tretë të kampionatit, sepse vetëm kështu do t‘ia dalim të arrijmë objektivin që kemi”.

Related posts

E FUNDIT/ Frikë në Madrid, trajneri Simeone pozitiv me COVID-19

Delo.autor

“ARMANDO BROJA ËSHTË DIDIER DROGBA I RI”/ Media e njohur britanike paralajmëron për shqiptarin: Do jetë titullar tek Chelsea

Delo.autor

LËSHON RRJETAT NË ITALI/ Monaco kërkon të “rrëmbejë” yllin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Leave a Comment