Futboll Sport

Gjokovic eliminohet nga Montekarlo, Nadal avancon në çerekfinale

Është ndalur në raundin e tretë, pas dy fitoresh, aventura e tenistit serb Novak Gjokovic në turneun Masters të Montekarlos. Ish-numri 1 në botë u mund 2-1 (7-6, 2-6, 3-6) nga austriaku Dominic Thiem pas 2 orësh e 30 minutash lojë. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2007 që Djokovic përballej me një tenist të “top-10” ndërkohë që vetë nuk është në këtë renditje dhe rezultati nuk ishte aspak i mirë.

Serbi fitoi në “tie break” setin e parë, duke vuajtur shumë për të marrë fitoren, por duket se harxhoi shumë energji, pasi në dy setet e tjera gjithçka ishte në duart e Thiem. Ky i fundit ishte më në formë dhe me kalimin e kohës dominoi në fushë, duke fituar me diferenca dy setet e tjera.

Për të 15-tën herë në karrierën e tij në 16 pjesëmarrje, tenisti spanjoll Rafael Nadal arrin të shkojë në çerekfinalet e turneut të Montekarlos, turne i fushave me dhè, sipërfaqja e preferuar e numrit 1 në botë. Ai mundi 2-0 (6-3, 6-2) rusin Karen Khachanov, ndeshje e dominuar nga Nadal, që avancoi në fazën çerekfinale. Spanjolli tregoi një formë të mirë, duke qenë superior dhe një përgatitje të mirë fizike, duke qenë pretendeti kryesor për fitimin e këtij Masteri.

Related posts

Zbuloni shifrat, pagesat astronomike për gjyqtarët në Botërorin e Rusisë

Sadik.Autor

KALOI TE INTERI KËTË VERË/ Sucic: Nuk përdor rrjetet sociale, fëmijërinë e kalova duke mjelë lopët

F.autor

POLEMIKAT PËR ZËVENDËSIMIN ME DYBALAN/ Ja si Nedved “zbuti” CR7 pas rikthimit nga kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment