Futboll Premier League Sport

Gurdiola: Nuk do ta shoh ndeshjen e United, do të luaj golf

Në rast se Manchester United humbet sot në përballjen ndaj WBA, skuadra e Manchester City shpallet automatikisht kampione në Premier League. Por trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola u shpreh sot se nuk do të qëndrojë në shtëpi, ulur para televizorit për të parë takimin dhe bërë tifo për ekipin e WBA. Spanjolli ka të tjera plane, do të luajë golf dhe nuk ka ndërmend të prishë qetësinë për të parë ndeshjen e rivalëve.

Rezultatin e vetëm që dua të shoh sot pasdite është ai që do të bëj duke luajtur golf. Ne nuk varemi nga të tjerët, por nga vetja jonë. Megjithatë, unë besoj se United do ta fitojë atë ndeshje”, u shpreh Pep Guardiola. Skuadra e tij ka 16 pikë avantazh ndaj United pas fitores 3-1 ndaj Tottenham. “Mendoj se kemi shansin tjetër që titullin kampion ta festojmë pas një jave në shtëpinë tonë, para publikut tonë”, tha trajneri spanjoll.

Related posts

Southgate drejt rikonfirmimit, kontratë me “3 luanët” deri në vitin 2022

Isa.Autor

“MESSI DHE RONALDO JANË JASHTËTOKËSORË”/ Befason Lorik Cana: U rrita duke parë Lineker dhe…(VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Chelsea dhe Manchester United ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

Delo.autor

Leave a Comment