Champions League Futboll Sport

Heynckes: Lewandowski dhe Ronaldo nuk mund të krahasohen

Para gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich-Real Madrid, në “Allianz Arena” (të mërkurën, 25 prill, ora 20:45), Juup Heynckes, trajneri i ekipit gjerman, foli për “Sport Bild”.

Gjëja e parë që Heynckes kërkon të bëjë është të heqë presionin nga të tijtë, duke e fokusuar vëmendjen e bavarezëve te ndeshja e radhës në Bundesliga. Tashmë, gjigandët gjermanë e kanë në xhep titullin kampion.

“Unë mendoj vetëm për ndeshjen në Hannover, pastaj për atë të së mërkurës. I marr gjërat me radhë, e kam thënë gjithmonë. Duhet të mbajmë ritmin edhe në kampionat, gjithashtu”, – pohon trajneri veteran.

Heynckes ka folur në mënyrë të qartë edhe mbi dallimet në mes të dy yjeve, nëse iu referohemi Real Madridit dhe Bayern Munich: Cristiano Ronaldo e Robert Lewandowski: “Ata nuk mund të krahasohen. Robert luan gjithmonë me shpinën e tij ndaj kundërshtarit. Ronaldo shpesh vjen nga ana e majtë dhe lëviz në mes të linjave. Ajo që e bën të shquar portugezin është se herë-herë shfaqet edhe në pozicionin e plotë të qendërsulmuesit”.

Së fundi, Heynckes, gjithashtu, kishte fjalë lavdërimi për një trajner tjetër veteran, si Arsene Wenger, i cili do t’iu japë fund 22 viteve “mbretërim” në krye të Arsenalit, kësaj vere: “Ai ishte një nga trajnerët më të mirë në futbollin europian dhe ka pasur një ndikim pozitiv në futbollin anglez, përmes filozofisë së vet”.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Barcelona hidhet në sulm për yllin e Premier League…

Delo.autor

SULMUESI GOLEADOR/ Lojtari SHQIPTAR e nis sezonin me gol në Angli (VIDEO)

Isa.Autor

BEFASI NË MADRID/ Celta Vigo surprizon Realin me këtë gol (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment