Futboll

Heynckes merr një lajm të shkëlqyer përpara ndeshjes me Sevilla

Bayern Munich po kalon një moment të mrekullueshëm dhe pavarësisht lojtarëve që mungojnë, ata që aktivizohen në fushë gjithmonë japin më të mirën duke bërë të mos ndihet mungesa e disa yjeve.

Padiskutim rikthimi i Bayern në këto nivele është falë Jupp Heynckes. Të shtunën bavarezët mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 Borussia Dortmund, edhe pse në formacion mungonin disa lojtarë të rëndësishëm.

Trajneri Jupp Heynckes merr një lajm të shkëlqyer dy ditë para ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Sevilla në Champions League. Arturo Vidal dhe Juan Bernat janë kthyer në stërvitje të dielën me bavarezët dhe punuan me ngarkesë të plotë. Në këtë mënyrë 72-vjeçari mund të llogarisë edhe dy lojtarë të tjerë për këtë përballje. Mesfushori kilian e humbi ndeshjen e të shtunës kundër Borussia Dortmund për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa spanjolli Bernat nuk ishte përdorur për shkak të një dëmtimi të lehtë në kyçin e këmbës.

Related posts

NDODHET NË ANKTH/ RAMOS si kurrë më parë, URON NËNËN për ditëlindje me FOTON E RRALLË

Isa.Autor

IDEJA E RE/ UEFA bën ndryshime të rëndësishme në formatin e Ligës së Kombeve

Delo.autor

BENTACUR THUR ELOZHE/ Allegri më ka tjetërsuar, nder që kam në ekip CR7

Isa.Autor

Leave a Comment