Futboll

Iker Casillas debuton në ndeshjen e 1000

Iker Casillas është duke u përgatitur për ta bërë historinë sonte në Restelo. Portieri spanjoll pritet që të bëj debutimin e tij në ndeshjen e 1000 këtë të hënë, derisa po vazhdon ta këtë besimin e trajnerit të Portos

Spanjolli më së shumti ka pasur karrierë në Spanjë, një karrierë të cilën e filloi në moshën 18 vjeçare. Në Real Madrid ai ka qenë në gol 725 herë, me Kombëtaren e Spanjës 167 dhe me Porton 107 ndeshje, të gjitha këto të nivelit senior.

Këtu nuk janë llogaritur ndeshjet për të rinjtë si për Real Madridin dhe Spanjën, në skuadrën B dhe me të rinjtë “merengez”.

Se pse është e rëndësishme këta numra tregon edhe fakti se vetëm 20 lojtarë kanë arritur shifrën prej 1000 ndeshjes. Casillas do të jetë i 21’ti, e që në këtë aspekt dominojnë portierët. Lista prihet nga Peter Shilton, ish portier i Anglisë. Rogerio Ceni dhe Ray Clemence, po ashtu portier janë në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.

Më poshtë janë portierët dhe lojtarët me paraqitjet e tyre të 1000’të për klubet dhe Kombëtaret e tyre.

1. Peter Shilton (Angli), 1377 – takime zyrtare

2. Rogério Ceni (Brazil), 1234

3. Ray Clemence (Angli), 1114

4. Roberto Carlos (Brazil), 1102

5. Javier Zanetti (Argjentinë), 1102

6. Pat Jennings (Irlandë Veriore), 1088

7. Tony Ford (Angli), 1080

8. Djalma Santos (Brazil), 1065

9. Allan Ball Jr, 1045

10. Gianluigi Buffon (Italy), 1043 * – ende aktivë

Related posts

RIKTHEHET EUROPA LEAGUE/ Ja dy ndeshjet gjysmëfinale

Delo.autor

NUK FALIN FRANCEZËT/ Kampionëve të Botës u mjaftojnë 13’ për të kaluar në avantazh ndaj Holandës

Isa.Autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Angelino zhbllokon sfidën ndaj Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment