Futboll Seria A Sport

Inter-Cagliari, fitorja “dërgon” zikaltrit në Champions

Inter po kalon një moment të vështirë dhe kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League vazhdon të jetë në dyshim pas barazimit pa gola të marrë në javën e fundit të kampionatit kundër Atalanta-s në transfertë.

Zikaltrit mbajnë vendin e pestë në renditje, një pikë larg dyshes Lazio-Roma, që ndodhen respektivisht në vendin e katërt dhe të tretë. Mbrëmjen e së martës, lojtarët e Spalletti-t do të kthehen të luajnë në kampionat dhe do të kenë mundësinë të ngjiten në vendin e tretë me një fitore në shtëpi kundër Cagliari-t. Një fitore që nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur, duke parë se Inter a humbur rrugën e golit, i cili ka munguar në tri ndeshjet e fundit të luajtura nga milanezët në Serinë A.

Ndërkohë, objektivi i Cagliari-t është të largohet sa më shumë të jetë e mundur nga zona e rënies nga kategoria, e cila është 5 pikë larg. Për sa i takon përballjeve direkte, Cagliari ka fituar dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpinë e Inter, që ka fituar për herë të fundit një ndeshje të kampionatit kundër Cagliari-t në shtëpi në sezonin 2011/12. Por zikaltrit kanë fituar në 4 nga 5 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër kuqebluve në të gjitha kompeticionet.

Related posts

FESTON 34-VJETORIN/ Shokët e kombëtares e surprizojnë “Pleshtin” me dhuratat e “veçanta” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus rrezikon pjesëmarrjen në Champions. Ja arsyeja…

Delo.autor

“Strategji” e tifozëve të PSG-së, britma dhe fishekzjarrë për t’i prishur gjumin lojtarëve të Realit

Q.Autor

Leave a Comment