Futboll

Ish-drejtori sportiv i Interit: I’u kërkoj falje tifozëve, por me ta ishte e pamundur

Ish-drejtori sportiv i Interit, Walter Sabatini, iu ka kërkuar falje tifozëve të Interit për braktisjen e klubit, duke thënë se për të ka qenë e pamundur të vazhdonte sepse nuk kishte mundur ta zhvillonte stilin e tij të futbollit.
Sabatini ka qenë urë bashkërenduese mes dy klubeve në pronësi të Suning Group, kryesisht në Inter dhe Jiangsu Suning, por dha dorëheqje muajin e kaluar për shkak të dallimeve në opinion, transmeton Gazeta Express.

“Nuk mendoj se, në kushte të caktuara, mund të jem i dobishëm për një ekip që meriton diçka që unë nuk kam qenë në gjendje ta zhvillojë”, ka thënë Sabatini për Sky Sport Italia.

Ai ka lënë të kuptohet se ka pasur probleme me hierarkinë në Suning, veçanërisht për financat dhe strategjinë.

“Kam takuar shumë interistë dhe mendoj se thjesht nuk kam mundur t’ua ofrojë atë që e kanë dashur. Kam bërë një zgjedhje të dhimbshme sepse Interi është maksimumi i karrierës sime. Doja ta kryeja detyrën, por kushte nuk kishte”, ka zbuluar ai.

“Kam dashur ta kem stilin tim të futbollit por nuk ka qenë e mundur këtu. Iu kërkoj falje tifozëve të Interit, sepse kur mbërrita atje, mbërtheva ndjesinë e besimit të tyre, por nuk kam mundur t’ua shpaguajë atë në tërësi”, theksoi ai.

Related posts

PO ÇMEND GLOBIN/ Man City i vë syrin talentit 14-vjeçar që luan në ekipin e parë

Isa.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ “Predhë” nga Lautaro, Inter barazon falë penalltisë së fituar nga Dzeko (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Sportistët që mbulohen nga “miliardat”, ja kush e sundon PLANETIN

Isa.Autor

Leave a Comment