Champions League Futboll

Ja si do të ishte Champions, nëse llogariten vetëm golat e sulmuesve

Goli me roveshiatë i Cristiano Ronaldo kundër Juventus, fitorja e thellë 4-1 e Barcelona kundër Roma dhe fitorja perfekte 3-0 e Liverpool ndaj Manchester City. Këto kanë qenë temat kryesore, për sa i takon realizimeve, në ndeshjet e para çerekfinale të Champions League.

Sulmues që janë veçuar për shkak të vazhdimësisë që po tregojnë në këtë sezon të kupës me veshët e mëdhenj. Reparte të frikshme sulmuese, që funksionojnë shumë mirë dhe vazhdojnë përpara nën shenjën e golit, ose golave në këtë rast. Ja si do të sihte renditja e skuadrave të Champions, nëse do të llogariteshin vetëm golat e sulmuesve.

1 – Liverpool i Klopp duket i pandalshëm, edhe pas shitjes së Coutinho te Barcelona. Treshja e “Të Kuqve” vazhdon të shënojë sikur të mos kishte një të nesërme. Këta të fundit kanë qenë të papërmbajtshëm edhe kundër City-it të Pep Guardiola.

Mjafton të mendohet se Firmino, deri tani, ka koleksionuar 5 asiste dhe 7 gola, pa harruar fenomenin e vërtetë të ekipit, Salah, i cili ka dhënë 3 asiste dhe ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje. Por nuk mbaron me kaq sepse edhe Mane ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke e çuar totalin e golave të sulmuesve të Klopp në 21.

2 – Por është një tjetër lojtar që po bën gjëra të jashtëzakonshme në këtë sezon të Champions League. Siç mund ta keni kuptuar, bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo. “Los Blancos”, aktualisht, kanë sulmin e dytë më të mirë të këtij edicioni. Merita? Nuk është e 2 apo 3 lojtarëve, por e njërit, një zotërie që vlen 120 milionë euro në moshën 33 vjeç.

Me 2 asiste dhe 14 gola, ai shihet si një nga jashtëtokësorët e futbollit botëror, veçanërisht pas magjisë së dhuruar kundër Juventus. Shoku i tij i repartit, Benzema, ka realizuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke e çuar në 16 numrin total të golave të madrilenëve.

3 – Për PSG-në ka qenë një tjetër sezon zhgënjyes në Europë, edhe pse në rrugën e tyre kanë pasur Real Madrid. Pavarësisht nga kjo, sulmi i parisienëve është i treti më i mirë i Champions League falë golave të Neymar dhe Cavani-t. Ish-sulmuesi i Napoli-t ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 1 asist, ndërsa Neymar ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Shifra, gjithsesi, pozitive nga të cilat PSG duhet të niset sezonin e ardhshëm.

4 – Më pas vjen Tottenham, që ka shkuar shumë afër kualifikimit në çerekfinale, por janë mposhtur nga eksperienca e “Zonjës së Vjetër”. Megjithatë, ecuria e “Spurs” në këtë edicion të Champions League ka qenë shumë pozitive. Kane, si gjithmonë, ka qenë i mrekullueshëm me 7 gola dhe 2 asiste, i shoqëruar nga shoku i repartit, Heung-Min Son, i cili ka realizuar 4 gola.

5 – Goditja e marrë të mërkurën ka qenë shumë e fortë, nga ato që nuk harrohen dhe që do ta bëjnë akoma më të zjarrtë ndeshjen e kthimit. Humbja 3-0 e pësuar kundër Liverpool ndaj City-it duhet të të ketë këtë efekt për “Citizens”, nëse do të duan me të vërtetë të provojnë të realizojnë atë që do të ishte një përmbysje epike.

Do të duhet ndihma e të gjithëve, veçanërisht e kampionëve të mëdhenj, si Aguero, i cili ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në këtë Champions, duke e çuar totalin e golave të sulmit në 8 gola bashkë me 4 realizimet e Sterling. Po aq sa ai i Bayern Munich, me Lewandowskin që ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste, ndërsa Muller ka gjetur portën 3 herë dhe shokët e skuadrës 2 herë. Duhen përmendur edhe 8 golat e Ben Yedder të Sevilla-s, i cili po mban i vetëm në garë ekipin e tij, që ëndërron përmbysjen në Gjermani.

Related posts

Aubameyang: Hapi tjetër është burgu

Q.Autor

Griezmann do të transferohet tek Barcelona? Skuadra jep vendimin e prerë…

Q.Autor

Çmendet Reali/ Ofron 200 milionë euro dhe 2 super lojtarë për Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment