Futboll Ligue 1 Sport

Josue: Neymari është në nivel me Messin dhe Ronaldon

Nëse një lojtar mund të arrijë ato që kanë arritur Messi e Ronaldo, ai është Neymar – thotë Josue.

Ish mesfushori i Brazilit dhe Wolfsburgut, Josue, thotë se aktualisht – vetëm ylli i Paris Saint Germainit, Neymar, mund t’i afrohet atyre të Barcelones, Lionel Messi e të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Kur flisni për ekipin e Brazilit, Neymari është referencë, kemi shumë besim te ai”, tha ishi i Wolfsburgut për Goal. “Vë bast për të se askush tjetër nuk mund t’iu afrohet Lionel Messit e Cristianos Ronaldos”.

Këtë edicion një tjetër lojtar është duke u krahasuar me Leon e Cristianon – ai është Mohamed Salah, që po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit dhe shihet si kandidat për Topin e Artë.

Related posts

VLLAZNIA nuk ia del në Champions, Astana kockë e fortë për shkodranët

Isa.Autor

(FOTO) Harrojini statujat e Maradonës dhe Ronaldos, ajo e Essien është skandaloze

Q.Autor

“PËR TITULLIN E SERIE A KA NJË FAVORITE”/ Marcello Lippi: Ja kë zgjedh mes Lukaku-t, Ibrës dhe CR7

Delo.autor

Leave a Comment