Futboll Seria A

Juve bën “poker”, Dybala “tris”, por duhen dy penallti për të thyer Benevento

Juventus ka fituar 4-2 ndaj Benevento në përballjen mes kreut dhe fundit të Serie A. Bardhezinjtë patën nevojë për dy penallti që të thyejnë rezistencën e vendasve që barazuan dy herë disavantazhin ndaj të besuarve të Massimiliano Allegri.

Kur u mbush çerekore lojë, Paulo Dybala shënoi një gol të bukur nga hyrja e zonës, duke i dhënë avantazhin skuadrës bardhezi. Gjithsesi, avantazhi zgjati vetëm 10 minuta pasi, Diabate barazoi për vendasit.

Pjesa e parë u mbyll 1-2, për miqtë, pas golit të shënuar me penallti nga Dybala, në minutën e fundit të këtij fraksioni. Megjithatë, në minutën e pestë të pjesës së dytë, Benevento barazoi sërish, me anë të mesfushorit Diabate.

Cheick Diabate ka shënuar plot pesë gola në tre ndeshjet që ka luajtur në stadiumin e Benevento.

15 minuta para fundit u akordua një tjetër 11-metërsh për “Zonjën e Vjetër”, këtë herë për faullin e pësuar nga Gonzalo Higuain. Dybala nuk gaboi dhe realizoi golin e tij numër 21 në këtë edicion të Serie A, pesë më pak se golashënuesi më i mirë Ciro Immobile.

Ky është sezoni më i mirë për Dybala në aspektin realizativ, pasi rekordin e kishte me 19 gola. Ndërkohë, golin e katërt e firmosi Douglas Costa, më i bukuri i ndeshjes.

Kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga fundi, Juventus kryeson kampionatit me shtatë pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë nesër kundër Chievo.

 

 

Related posts

DUELI I SHUMËPËRFOLUR/ Kush do të mbrojë portën e PSG-së ndaj Manchester City?

F.autor

TRAJNERI DHA DORËHEQJEN PARA PAK KOHËSH/ Klubi kosovar prezanton teknikun e ri të skuadrës (FOTO)

Delo.autor

Fiorentina vuan por fiton minimalisht me Udinezen, ndjek Juventusin në krye

Isa.Autor

Leave a Comment