Futboll Sport

Ka festë në Korçë, Kamzës i ngushtohet laku

Mbyllet me fitoren e bardhekuqve me shifrat 3-2 ndeshja e mbushur plotë emocione në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Skënderbeu i Ilir Dajës pas barazimit të përkohshëm të pjesës së parë arriti që të realizojë me James Adeniyi në fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Tri pikë që afrojnë më shumë Skënderbeun me titullin kampion, ndërsa Kamza bën një tjetër hap fals, duke humbur minimalisht një pikë në një ndeshje që provoi gjithçka. Trajneri Julian Ahmataj debuton në mënyrë të hidhur në pankinën e Kamzës, ku “laku” ngushtohet sa i përket mbijetesës.

Pjesa e parë – Skënderbeu dhe Kamza i mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes që po luhet në Korçë me rezultatin e barabartë 2-2. Vendasit e nisën ndeshjen me këmbën e mbarë, duke kaluar në avantazh pas 16 minutash lojë me një gol shumë të çuditshëm. Muzaka krosin nga goditja e këndit dhe topi merr një trajektore të çuditshme për shkak të erës duke mashtruar portierin, i cili nuk arrin të largojë sferën. Sowe i ndodhur aty pranë përfiton duke shënuar. Por korçaret nuk ndalen dhe në minutën e 28-të gjyqtari kryesor Hamiti jep një 11-metërsh, pas një faull ndaj James në zonë. Nga pika e bardhë Sowe realizon golin e tij të dytë personal. Por kur u duk se Kamza ishte dorëzuar vjen edhe reagimi surprizues. Në minutën e 34-t Ermir Rezi ngushton diferencën në 2-1, kur pas një aksioni të shpejtë i vetëm me portierin Teqja e dërgon topin në rrjetë.

Kryeqytetasit marrin zemër dhe në minutën e fundit të pjesës së parë vjen edhe goli i barazimit. Është pikërisht Vangjel Zguro ai që barazon shifrat me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja standarde në hyrje të zonës.

Pjesa e dytë – 45 minutat e dyta nisin mjaft mirë për skuadrën e Skënderbeut. James kalon të tijtë në avantazh, pasi arrin të realizojë pas një përgjumjeje të mbrojtjes mike. Afrikani gjendet i lirë para portierit Avdyli dhe nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Minutat e mbetura të lojës janë të luftuara me të dy skuadrat që mundohen të gjejnë gol tjetër. Skënderbeu kërkon që t’i vendos kapak sfidës, ndërsa miqtë duan të barazojnë sfidën. Deri në përfundim të ndeshjes ishin vendësit që mbroheshin mirë, ndërsa Kamza që nuk kishte se çfarë të humbte, kërkoi me çdo kusht golin, por pa e gjetur atë. Skënderbeu pas 4 minutave shtesë i gëzohet fitores dhe tri pikëve për t’iu afruar edhe një hap titullit kampion.

Skënderbeu-Kamza 3-2
Shënues:
 Sowe 16’,  28’, James 49’ / Rezi 34’, Zguro 45’

Skënderbeu (4-3-3): Teqja, Mici, Aliti, Radas, Vangjeli, Nimaga, Osmani, Muzaka (Abazi 90+4’), James (Vila 73’), Sowe, Gavazaj (Lilaj 57’). Trajner: I. Daja

Kamza (4-1-4-1): Abdyli, Zguro, Leo,Çukovic, Idrizaj, Malaj, Rezi (Kuqi 77’), Fukui, Ymeri (Agalliu 81’),Fili (Mehmeti 62’), Plaku. Trajner: J. Ahmataj.

Gjyqtar: E.Hamiti

Kartonë të verdhë: Lelis 31’

Related posts

Jupp Heynckes në shifra, sukseset e legjëndës së Bundesliga-s

Sadik.Autor

Oddo: Ndaj Crotones vendoset e ardhmja e Udineses

Sadik.Autor

Ancelotti një hap larg emërimit trajner i Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment