Futboll

Kamza një ndeshje pa tifozë, gjobë për Flamurtarin dhe Tiranën

Skuadra e Kamzës do të luajë një ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës në takimin me Partizanin. Ky ka qenë vendimi më i ashpër i marrë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për ngjarjet e javës së kaluar të Superiores. Skuadra që drejtohet tashmë nga Julian Ahmataj nuk do të ketë mbështetjen e fansave për ndeshjen e javës së 30-të me Lushnjën e vendit të fundit.

Masë ndëshkimore është marrë edhe ndaj Flamurtarit, që duhet të paguajë 200 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur shprehje fyese në takimin me Skënderbeun.

Edhe Tirana, që militon në Kategorinë e Parë, është gjobitur me 200 mijë lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, por me aplikimin e nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

 

Vendimet e tjera të Disiplinës

– KF “Sopoti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

– Lojtari i KF “Sopoti”, Martin Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) dhe 49/1.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Vora”, Artur Sejdini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Iliria” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

– KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

– Zyrtari i KF “Burreli” U-17, Ermir Dika, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Zyrtari i KF “Luftëtari” U-17, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Maliqi”,Igli Bashllari, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

Related posts

“TAKIMI SHKOI MIRË…”/ Babai-menaxher zbulon të ardhmen e “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

REAGIMET NDAJ ARBITRIT/ FIGO flet për kartonin e kuq të RONALDOS: M’u duk pak i…

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Lojtarët e Ajaxit: Do ja bëjmë jetën “ferr”…

Delo.autor

Leave a Comment