Futboll

Kështu shprehet Ronaldo për golin e mrekullueshëm me gërshërë kundër Juventusit

Cristiano Ronaldo është befasuar edhe vetë nga goli i mahnitshëm me gërshërë që ia shënoi Gianluigi Buffonit në fitoren e thellë 3-0 të Real Madridit kundër Juventusit mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbrëmë shfaqja në Torino ishte e Ronaldo, ku superylli portugez shënoi dy gola për ta frymëzuar fitoren 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo e hapi llogarinë pas vetëm tre minutave lojë në “Allianz Staidum” por pesë herë fituesi i Topit të Artë më të mirën e tij e ruajti për më vonë.

Në një moment magjie në minutën e 64-të, portugezi shënoi me gërshërë nga 10 metra largësi duke e lënë Buffonin të shtangur.

“Gol madhështor. Çfarë të them, fantastik”, ka thënë Ronaldo për UEFA.

“Nuk prisja të shënoja atë gol”, shtoi ai.

Related posts

FUTET NË GARË ME BARCELONËN DHE REALIN/ Inter gati ofertën për mesfushorin e Liverpool…

Delo.autor

“NUK HEZITOVA TA GJUAJA PENALLTINË PARA SHERRIT”/ Kallaku: Në Kupë duhet dhe fat

Delo.autor

CR-35/ Ditëlindje e lumtur e ikonës globale, Juventus i gëzohet thesarit të vet

Delo.autor

Leave a Comment