Futboll Seria A Sport

Klubet e Premier League-s, konkurrencë Interit për mbrojtësin e Juventusit

Nuk ka asnjë dyshim që Kwadwo Asamoah do të largohet në fund të sezonit aktual nga Juventusi me parametër zero, me Interin që duket favorit për të nënshkruar me mbrojtësin ganez.

Së fundmi, menaxheri i tij ka paralajmëruar se jo vetëm zikaltrit duan shërbimet e tij, pasi edhe nga Anglia ka oferta konkrete. Janë Chelsea, Everton dhe Tottenham që sfidojnë zikaltrit për Asamoah dhe vendimtar do të jetë kualifikimi në Champions League.

Asamoah ka zhvilluar një sezon pozitiv me “bardhezinjtë” duke qenë shpesh herë protagonist me skuadrën e drejtuar nga trajneri Masimiliano Allegri.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Momenti i mbërritjes së Higuainit, ja çfarë po ndodh në Milano (VIDEO)

Isa.Autor

RREGULLIMI I BILANCEVE/ Juventus përgatitet për revolucion. Ja lojtarët që janë me “valixhe në duar”…

Delo.autor

LEGJENDA BRAZILIAN I FUTBOLLIT/ Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për…

Isa.Autor

Leave a Comment