Futboll Premier League

Kontrata e re do ta bëjë De Gea-n lojtarin e dytë më të paguar në historin e United

David De Gea pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Manchester United me vlerë 400,000 euro në javë.

Portieri spanjoll, i cili kërkohet nga Real Madrid këtë verë, pritet të firmosë përpara se të shkojë në Kupën e Botës.

Ai do të bëhet lojtari i dytë më i paguar i historisë së United, pas Alexis Sanchez i cili merr 600,000 euro në javë.

Huhet se bisedimet me 27-vjeçarin kanë filluar këtë muaj.

Unitet është i bindur se ai është gati të vazhdojë të luajë në Old Trafford, pas disa viteve spekulime.

“Klubi kërkon ta mbyllë këtë situatë. Duhet të bëhet brenda sezonit,” thotë një burim i brendshëm.

“Ata duan që David të shkojë në Rusi me kontratën e nënshkruar. Largimi i Zlatan ka liruar jo pak buxhetin e rrogave dhe United nuk kërkon ta zgjasë më shumë.

“Ata duan të tregojnë se David nuk do të shkojë asgjëkund.”

Related posts

POLEMIKAT PËR TRANSFERIMIN E BALE TEK BAYERN/ Agjenti i uellsianit zbulon: Më të lehtë e kam që të…

Delo.autor

E pabesueshme, vëllain e Pol Pogba e rrahin shokët e vet në fushën e lojës (VIDEO)

Sadik.Autor

Icardi dhe Dybala ‘përjashtohen’ nga Argjentina

Q.Autor

Leave a Comment