Futboll Sport

Kush e ndal Sindrit Gurin, çfarë shfaqjeje me Partizanin!

Katër gola të shënuar në portën e “demave të kuq”, tre nga Sindrit Guri: spektakël në sfidën mes Kukësin dhe Partizanit, prej javësh nuk po pësonte gola, por sot nuk dihet çfarë u ka ndodhur, pasi kanë pësuar tre gola në pjesën e parë të takimit me verilindorët në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të realizuar nga sulmuesi Sindrit Guri, i cili shfrytëzoi një krosim te Donjet Shkodrës nga një goditje këndi. Shkodrani me kokë gjeti kohën dhe arriti të mposhtë portierin Alban Hoxha. Më mirë nuk mund të niste për skuadrën vendase, që është më e qartë në lojën e saj.

Partizani përpiqet të bëjë diçka përpara, por në prapavijë ishte një ditë jo. Sërish në qendër të mbrojtjes e pësojnë dhe këtë herë ishte gjeorgjiani Dzaria ai që gjeti rrugën e rrjetës. Me rezultatin 2-0 gjërat duket të mbyllura, por Kukësi nuk mjaftohet me kaq dhe Guri arriti në të 39’ të realizonte sërish. Sulmuesi shfrytëzoi një kros të Cale dhe për të tretën herë e detyroi Alban Hoxhën të nxjerrë topin nga rrjeta. Dalipi hodhi në fushë Telushin për Kotobellin, por në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultatin, me Kukësin që e mbylli në avantazhin e tre golave.

Me fillimin e pjesës së dytë Bardhi zuri vendin e Asanit dhe sulmuesi në të 50’ minutë në një duel me Dzaria përfundoi i shtrirë, por për kryesorin Klajdi Kola nuk ishte penallti. Protestojnë miqtë. Më pas një tjetër lëvizje erdhi në sulm, teksa Abdurahimi ishte lojtari tjetër i përzgjedhur të hidhej në fushë.  Pavarësisht kësaj Partizani nuk arrin të krijojë ndonjë rast të rrezikshëm dhe në minutën e 80-të Guri i vuri “vulën” më një gol me goditje dënimi në hyrje të zonës: 4-0. Vendi i dytë tashmë është pronë e Kukësit, që e çon në nëntë pikë diferencën me të kuqtë./EDS/

Kategoria Superiore, java e 29-të

Kukësi – Partizani 4-0
Shënues: 
Guri 8’, 39’, 80’, Dzaria 28’

Kukësi: Frasheri, Zderic, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dzaria (Imami 84’), Musolli, Idrizi,  Shkodra (Joti 67’), Cale (Ethemi 56’), Guri. Tr. Peter Pacult.

Partizani: Hoxha, Progni, Atanda, Gojkovic, Kotobelli (Telushi 41’), Batha, Mala, Trashi, Asani (Bardhi 46’), Çani, Cardoso (Abdurahimi 54’). Tr, Klevis Dalipi.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Redian Dobruna;

Pas porte: Kridens Meta, Blerim Ziri

Delegat: Marjus  Sulejmani

Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Kartonë të verdhë: Guri 44’, Shameti 90′ / Progni 17’

Related posts

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” barazojnë shifrat, shënon Vecino

Delo.autor

KALIMI I LEGJENDËS TEK STOLI I BARCELONËS/ Del Bosque: Xavi? Vetëm po bëri këtë do të ketë sukses

Delo.autor

MUNGESA TEK LIVERPOOL/ Klopp ironizon: Tri javë më parë favoritë, tani nuk na llogaritni

Delo.autor

Leave a Comment