Futboll

Lamtumira e Pirlos, finalja Juventus-Milan dhe befasia… Gattuso

Andrea Pirlo ka fituar gjithçka me Milanin, si dhe ka triumfuar edhe në Botërot me Italinë në 2006-ën. Pas eksperiencës me kuqezinjtë kaloi te Juventusi, për ta mbyllur me futbollin e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në MLS, ku ishte pjesë e New York City. Në fushë ishte nga ata që befasonte me topat e lëshuar pas shpinës së mbrojtjes kundërshtare, ndërkohë që shokët e ekipit kishin disa mundësi më të shumta shënimi. Pirlo është nga ata lojtarë që vuan për ta zëvendësuar, ashtu si Xavi i Barcelonës. Ish-mesfushori është përzgjedhur si ambasador i Kupës së Italisë, ndërkohë që para medieve është pyetur edhe për kombëtaren e Gattuson.

Trajneri i ri i Milanit e ka habitur Pirlon me atë që ka bërë me kuqezinjtë: “Unë e njoh atë mirë si një shok në shumë beteja, nuk e prisja të bënte kaq mirë. Ai erdhi në ekipin e parë dhe e ndryshoi fytyrën e grupit në një kohë shumë të shkurtër, tani është një ekip tjetër. Është mirë ta shohësh, ai po shfaq shpirtin dhe dëshirën e tij, urime për shoqërinë, sepse nuk ishte një zgjedhje e lehtë, ishte e rrezikshme, por ata i dhanë besim dhe rinovimin e merituar”.

I pyetur se kë të do të mbështesë në finalen e Kupës së Italisë, Milanin apo Juventusin, Pirlo deklaron: “Do të përjetoj në mënyrë të barabartë, shpresoj të zhvillohet një ndeshje e mirë, kam shumë miq në të dyja ekipet”. Aktualisht 28 vjeç, Pirlo pret të zhvillojë edhe ceremoninë e lamtumirës nga futbolli. “Më 21 maj do të luaj një ndeshje për të gjithë njerëzit që më ndoqën në karrierën time dhe për të gjithë shokët që kam njohur në këto vite. Kam biseduar me shumë njerëz, si nga kombëtarja, ashtu edhe nga klubet, tani mendoj për ndeshjen e lamtumirës, deri atëherë të shohim”.

Related posts

“SHQIPËRIA VEND I KOMPLIKUAR”/ Panucci: Duka ka bërë disa deklarata të shëmtuara ndaj meje!

Delo.autor

“DUA QË JUVENTUS TË MBAJË TOPIN DHE TË SULMOJË”/ Pirlo: Me Higuain jemi ndarë

Delo.autor

E BUJSHME/ Verona blen kartonin e mesfushorit 22-vjeçar, e huazon menjëherë në Superiore tek…

Delo.autor

Leave a Comment