Futboll La Liga

Lojë spiunësh te Real Madridi, Zidane është në panik

Sipas gazetës gazetës spanjolle “Abc”, brenda ekipit është një spiun, i cili pesë orë përpara fillimit të ndeshjeve zbulon formacionin zyrtar. Kjo përbën problem të madh për teknikun francez, i cili nuk dëshiron që rivalët e tij të dinë para kohe modulin si edhe lojtarët që ai do të hedhë në fushë.

Kjo çështje u bë mjaft serioze gjatë El Clasico-s të luajtur në “Santiago Bernabeu” kundër Barcelonës. Në atë takim, madrilenët u mposhtën 0-3 dhe trajneri i blaugranave, Ernesto Valverde e mori vesh përpara kohe që Kovacic do të luante titullar, kurse Isco do të lihej në stol

Jo vetëm kaq, por edhe përpara dy takimeve të 1/8-ve të Champions League-s kundër PSG, formacioni u zbulua përpara kohe. Edhe Emery u mori vesh se në takimin e parë do të luante Isco, kurse në atë të kthimit do të futeshin në lojë Lucas Vazquez e Asensio.

Aq shqetësuese u bë kjo për Zidane-n, sa ai i kërkoi drejtuesve që të merrnin masa për ta zgjidhur këtë gjë. Një histori e tillë nuk është hera e parë që ndodh te “Galaktikët”. Në vitin 2011, Jose Mourinho akuzoi kapitenin Iker Casillas se ishte spiun.

Në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Juves, Zidane arriti që ta bllokonte spiunin, por a do t’ia dalë dot në ndeshjen e kthimit?

Sigurisht që kjo do t’i bënte punë bardhezinjve, që në Madrid do t’u duhet të bëjnë një mrekulli (u mundën 0-3 në Torino). Por nëse spiuni zbulohet, atëherë ai e ka përcaktuar të ardhmen e tij. Është e kuptueshme që te “Galaktikët” do të shpallet “persona non grata”.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Agjenti Raiola: Këtë verë do t’i çoj Realit një futbollist të madh

Delo.autor

ZYRTARE/ Inter prezanton trajnerin e ri, firmos kontratën 3 vjeçare

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Kalimi i turit të parë në Europë, Partizani mbush arkën

Delo.autor

Leave a Comment