Champions League Futboll

Lovren zbuloi thirrjen e tij që frymëzoi kthesën e Liverpool kundër City

Dejan Lovren ka zbuluar atë se çfarë ndodhi në 30 minutat e parë, që rrënuan Liverpool-in në “Etihad” dhe lejuan vazhdimin e aventurës në Champions League. Mbrojtësi kroat ishte një nga interpretuesit më të mirë të Liverpool-it në një mbrëmje dramatike kundër Manchester City-t, duke prodhuar ndoshta 90 minutat më të mira të karrierës në “Anfield”. Shpesh ai ka parë, që aftësia e tij në raste të tilla të vihet në dyshim. Ai u përjashtua nga kritikat gjatë 45 minutave të para kur intensiteti i sulmit të City-t e mori Liverpool-in në kufijtë; ata shënuan një gol përmes Gabriel Jesus dhe Lovren pranoi, se ekipi i tij ishte me fat që i mbylli 45’ minutat e para 1-0. Pushimi mes pjesëve, megjithatë ndryshoi gjithçka, veçanërisht në dhomën e zhveshjes. Lovren ishte një nga më të guximshmit që u kërkoi llogari shokëve të skuadrës dhe pasi lojtarët kishin folur, Jurgen Klopp mori fjalën dhe u kujtoi atyre, se çfarë ishte në rrezik. Rezultati rezultoi të jetë spektakolar.

“Të jem i sinqertë po bërtisja pak në gjysmë ore”, – tha Lovren, duke vazhduar: “U thashë djemve të zgjoheshin, sepse nuk ishim mirë dhe thashë se ishim tërhequr shumë mbrapa. Natyrisht që Klopp tha: ‘Po tërhiqemi, sepse nuk po sulmojmë’. Ai donte që unë dhe Virgjili van Dijk të ishin më kompakt dhe ta shtynim skuadrën, por ishte tepër e vështirë, ju e dini, të shtyni lart kur City kishte topin. Ishte e gjitha pozitive; nuk kishte asgjë negative, por më duhet të kujtoj djemtë se kemi pasur 50 minuta për të qenë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Duhej të jepnim më shumë. 10-15 minutat e para (në pjesën e parë) nuk ishin mjaft të mira. Po të vëresh gjysmën e dytë, përsëri ata kishin disa shanse, por asgjë nuk ishte shumë serioze. Biseduam në fushë, disa prej nesh dhe thamë (pasi Jesus shënoi) ne duhet të mbajmë kokën lart dhe të qëndrojmë sëbashku. Ne kishim fatin në disa çaste për të qenë të sinqertë dhe për dy ndeshje kemi qenë të guximshëm dhe kur jemi të guximshëm, fati është me ne. Shënuam dy gola dhe mjafton. E merituam këtë”, shtoi Lovren.

Sa i përket titullit në Premier League kroati u shpreh: “Ata meritojnë të jenë kampion, por ne jemi në formë të mirë tani dhe shpresojmë, se mund të shkojmë në finale dhe ky mund të jetë një sezon i mirë për ne. Gjithashtu, ne duhet të përfundojmë në katër vendet e para për sezonin e ardhshëm. Kemi vuajtur në fillim. Unë jam i bindur, se në sezonin e ardhshëm ne mund të jemi kompetitiv në çdo kompeticion. Njerëzit folën që në fillim rreth Manchester City-t dhe ata ishin favoritë, por mendoj se pas kësaj duhet të ketë më shumë respekt për Liverpool-in”.

Related posts

“DRIBLON” ZEMËRIMIN E DI MARIA/ Scaloni: Kombëtarja mbështetet edhe nga jashtë…

Delo.autor

Gol fantastik i Doçit/ Shqipëria e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Skocisë

Isa.Autor

SPECIALE/ Botërori 1950: Uruguai bën të qajnë 203 mijë tifozë në “Hiroshimën e Brazilit”

Sadik.Autor

Leave a Comment