Futboll La Liga Sport

Lucas Vazquez denoncon komplotin kundër Real Madridit

Lucas Vazquez, mesfushori i Real Madridit, ka denoncuar se ka konspiracion kundër skuadrës ku ai bën pjesë. Disa orë pasi disa media raportuarn se Real Madrid po gjykon që të çojë përpara drejtësisë këdo që vë në dyshim çështjet e nderit të këtij klubi, drejtues dhe gjyqtarë, Lucas Vazquez këmbëngul në të njëjtën histori.

Lucas Vazquez ishte protagonist për rastin e penalltisë së shumë diskutuar që u dha në ndeshjen Real Madrid – Juventus për llogari të çerekfinaleve të Champions League, ndërsa mesfushori pas ndeshjes së fituar kundër Malagas, tregoi se ka një fushatë kundër skuadrës së tij.

“Mendoj se nëse këtu ka anti-madridizëm, kjo iu dhemb shumë atyre që shohin për të tetin vit radhazi Real-in në gjysmëfinale, njerëzve që janë të kënaqur kur ne jemi keq. Jam i lumtur që jam pjesë e një tjetër gjysmëfinaleje dhe besoj se do të fitojmë një finale tjetër. E gjithë kjo rrymë e keqe që krijohet kundër nesh, përmblidhet nga të tjerë vite dhe të tjera aksione që janë formuar për të sjellë këtë që po ndodh sot, por ne jemi Madrid-i, na kanë zili dhe ne duhet të jetojmë me ziliqarët”, komentoi Lucas Vazquez.

Mesfushori këmbëngul se penalltia ishte e pastër. “Ishte penallti shumë e pastër, kjo është e vërteta”, tha Vazquez, duke shtuar se “ka momente për të diskutuar, për ata ndoshta nuk ishte penallti, ua thashë se kur ta shohin në televizor do ta besojnë. Por, ata duhet ta kuptonin në fund se pas lojës së mirë që bënë, ata duhet të ndjeheshim kurajoz. Mendoj se pasi ta kenë parë në televizor, në një dhomë të qetë, nuk besoj se do të kenë pasur më vend për dyshime”.

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Gvozdenovic: Kobina dhe Kale të rrezikshëm, por pika e dobët është…

Delo.autor

“KUNJA” PËR GUARDIOLËN/ Klopp: Një vit i madh për Anglinë, të gjithë prisnin Barcelona-City në finale

F.autor

U dënua me 3 ndeshje për goditje të kundërshtarit, mesfushorin e thërret kombëtarja e Brazilit

Isa.Autor

Leave a Comment