Futboll Sport

Luftëtari-Flamurtari, dueli për Europën, Partizani për formalitet në Lushnjë

Kategoria Superiore vjen këtë të shtunë me dy takime që do të luhen në orën 16:00, Luftëtari – Flamurtari dhe Lushnja Partizani. Nëse përballja e “Roza Haxhiut” nuk ofron antagonizmin e duhur për faktin se “lagunarët” e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë, në Gjirokastër pritet një sfidë tejet e luftuar, për faktin se të të dyja skuadrat duan ta mbyllin sezonin në vendin e tretë, për të siguruar pjesëmarjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Nëse kampionat do të mbyllej sot, bluzinjtë do të ishin në Europë, pasi renditen pas Kukësit me 47 pikë, 4 më shumë se Flamurtari. Mes tyre qëndron me 45 pikë Partizani, një arsye më shumë për të besuar se barazimi nuk vlen në stadiumin e Gjirokastrës. Luftëtari po kalon një formë të shkëlqyer, madje tri përballjet e këtij sezoni ka bilanc pozitiv me kuqezinjtë, pasi kanë marrë dy barazime (0-0, 1-1) dhe një fitore 0-1 në Vlorë. Pas largimit të Duros duket se ka ndryshuar diçka në anën psikologjike te vlonjatëve, që pas fitores 0-2 me Lushnjën, mposhtën edhe Teutën 3-1.

Për Partizanin përballja me Lushnjën vjen në momentin e duhur. “Demat” kanë regjistruar dy disfata radhazi në kampionat duke pësuar 5 gola pa shënuar asnjë dhe do të kërkojnë t’i rikthehen ritmit të fitoreve në sfidën kundër verdhjeshilëve në “Roza Haxhiu”. Trajneri Klevis Dalipi do të ketë dy mungesa në këtë sfidë. Lucas Cardoso do të qëndrojë për 6 muaj jashtë fushës pas dëmtimit në gju të pësuar në takimin me Skënderbeun, ndërkohë që Gerhard Progni është i pezulluar, ndërkaq në dyshim është Lorenc Trashi. Në sulmin e të kuqve me shumë mundësi do të jenë Asani, Bardhi e Abdurrahimi në mbështetje të Edgar Canit.

Në anën tjetër ka probleme pa fund tek Lushnja. Trajneri Gjyla do të duhet të bëjë sërish pa Cankën, Celën e Bufasin dhe si të mos mjaftonte gjatë kësaj jave ka humbur edhe shërbimet e Ruços e Branicës. Lagunarët vijnë në këtë sfidë me një seri negative prej 12 disfatash radhazi dhe matematikisht të larguar nga Kategoria Superiore. Tekniku Ilir Gjyla pritet t’u japë minuta lojtarëve që vijnë nga sistemet zinxhir për të promovuar sa më shumë talentet vendëse dhe për të evidentuar futbollistë që mund t’i shërbejnë në sezonin e ardhshëm.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE/ Boksieri Marku rikthehet në Shqipëri, shëtit me Ferrari rrugëve të Tiranës (VIDEO)

Delo.autor

THYEN “MALLKIMIN” E TRANSFERTAVE/ “Katakanasit” mposhtin Getafen dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

SERIE A/ Buffon i rikthehet sëmundjes: Kështu e mposhtja depresionin

Sadik.Autor

Leave a Comment