Futboll

Malota në dyshim, mbrojtësi bën “lëmsh” Vllazninë

Vllaznia po vijon përgatitjet për takimin e radhës me Teutën. Kuqeblutë para kësaj sfide me durrsakët duken më të motivuar për të arritur një rezultat pozitiv, çfarë do të thoshte një hap i rëndësishëm për mbijetesën në Superiore. Skuadra shkodrane ka nisur që të hënën përgatitjet për ndeshjen e radhës. Gjatë dy ditëve të para, kuqeblutë kanë zhvilluar vetëm nga një seancë stërvitore, ndërsa dje ekipi ka zhvilluar dy. Të parën e ka zhvilluar gjatë orëve të paradites në sallë force, ndërsa të dytën në fushën e saj të stërvitjes.

Përtej optimizmit dhe përgatitjeve për këtë takim, tekniku Gjoka ka për këtë përballje thuajse të gjithë lojtarët e tij. I vetmi që shqetë- son është qendërmbrojtësi Renato Malota. Ky i fundit ka disa ditë që po përgatitet individualisht, por edhe me ekipin. Gjithsesi, ndërprerja për një periudhë të gjatë e stërvitjes e ka lënë disi mbrapa fizikisht qendërmbrojtësin shkodran. Ndoshta deri të shtunën tekniku do të vendosë nëse do ta hedhë në fushë atë apo do të përdorë kartat e tjera për të kaluar me sukses këtë përballje.

I vetmi që do të mungojë është mbrojtësi i majtë Antonio Marku, i cili vijon që të jetë i dëmtuar. Ndërsa, tani përkrah shokëve të ekipit është rikthyer edhe mesfushori Florind Bardulla. Tekniku përveç 11-shes për këtë sfidë ka edhe komoditetin që të ketë një stol të plotë me lojtarë cilësor. Formacioni Pavarësisht se ka ende edhe disa ditë në dispozicion, tekniku Gjoka me sa mësohet e ka të skicuar në njëfarë mënyrë formacionin që do të hedhë në fushën e lojës për përballjen me Teutën. E vetmja pikëpyetje mbetet aktivizimi apo jo i qendërmbrojtësit Renato Malota. Nëse shtatlarti do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, atëherë natyrshëm që tekniku do të lëvizë edhe në formacionin e tij.

Opsionet janë dy. Në rastin e parë, nëse Malota do të jetë i gatshëm, atëherë katërshja e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Gocaj, Malota, Berisha e Mersini. Mesi i fushës do të njohë sërish ndryshime, ku në qendër do të vendosen përveç Krymit e Vucajt edhe Orelesi, duke u bërë një barrierë e fortë para mbrojtjes. Ndërsa, Lika do të jetë nga e majta dhe në pikëpyetje shihet aktivizimi nga minuta e parë i Çinarit apo Ribajt. Sulmuesi po kalon një periudhë të mirë, por po ashtu vijon të jetë edhe loja e shkodranit që tanimë është pjesë e ekipit të Kombëtares Shpresa. Në majë të sulmit do të vijojë të jetë Sukaj. Ndërsa, versioni i dytë, nëse Malota nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, do të hidhet në fushë formacioni që u përdor në ndeshjen me Lushnjën.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA vendos për Prishtinën, shokohen kryeqytetasit!

Delo.autor

VALENCIA-ARSENAL/ Xhaka në fushë për finalen, Mustafi në stol (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Marseille-Salzburg, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment