Futboll Sport

Mezani mund të buzëqeshë, ka edhe lajme të mira

Laçi ka humbur tre ndeshjet e fundit në kampionat, teksa Kamza, Partizani dhe së fundmi Luftëtari kanë marrë pikët e plota me bardhezinjtë e drejtuar nga Gentian Mezani. Në mesjavë ata kanë një sfidë tjetër të vështirë si ajo me Kukësin. Gjysmëfinalja e kthimit në Kupë do tentohet të fitohet nga kurbinasit, që kërkojnë kthesën te rezultatet pozitive. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi luhet kundër një ekipi mjaft të fortë, që arriti madje t’i shënonte katër gola Partizanit.

Gjithsesi ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës dhe besimi në kampin bardhezi është ekzistent. Për takimin e së mërkurës stafi teknik nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Maicon Esquerda, i cili ka bërë një ndërhyrje në gju për pastrimin e meniskut dhe do të mungojë për disa kohë. Sinjal pozitiv ka dhënë kapiteni Gentian Selmani, i cili e ka përfunduar terapinë në Torino, ku ishte për rreth dy javë në klinikën e Juventusit, “J Medical”.

Tanimë gardiani ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nisur përgatitjet, gjë që e ka njoftuar edhe përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai po përgatitet në stadiumin “Redi Maloku” të qytetit të Fushë-Krujës dhe do tentojë të jetë i gatshëm që në sfidën e së mërkurës me Kukësin në Kupë. Shanset janë që ai të jetë në gjendje të luajë, pasi dëmtimi që ka pasur në kofshë tashmë ka kaluar dhe vetëm duhet të rifitojë ritmin.

Selmani është një nga pikat më të forta të Laçit dhe ky sezon ka qenë mjaft i mirë për të në aspektin personal. 20-vjeçarit i është dhënë edhe shiriti i kapitenit, një shenjë vlerësimi për atë që ka bërë me fanellën e kurbinasve. Gjatë kësaj periudhe në vend të tij është aktivizuar portieri Elton Vata, një tjetër i ri që është pjesë e skuadrës së Mezanit.

Related posts

Tronditet karriera e ish-kapitenit të Kroacisë, pezullohet për 17 muaj

Q.Autor

LIVE/ Anglia dhe Belgjika e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Isa.Autor

NUK BËJNË MIRË LLOGARITË/ “Los Blancos” propozon për shkëmbimin e Iscos me…

Isa.Autor

Leave a Comment