Champions League Futboll Seria A

Milan dhe Inter shpresojnë te dështimi i Roma dhe Lazio

Nëse Lazio do të kualifikohet mbrëmjen e sotme, Roma do të ketë dy ekipe në gjysmëfinalet e kompeticioneve europiane. Një arritje historike, por që hap skenarë të paimagjinueshëm për edicionet e ardhshme të kompeticioneve europiane.

Italia, sipas rregullores, do të ketë 4 skuadra në fazën me grupe të Champions, 2 në Europa league dhe 1 në turin e dytë paraeliminator të Europa League. Por është e mundur të ketë 5 skuadra në Champions, nëse Roma do ta fitojë trofeun këtë vit dhe të përfundonte jashtë 4 të parave në kampionat, pse nëse Lazio do të triumfonte në Europa League dhe të mos përfundonte mes katër të parave në Serie A.

Hipoteza më e pabesueshme ka lidhje me rastin e fundit, që do të ishte perfekt për futbollin italian: Roma fiton Champions League dhe Lazio Europa League. Gjithçka shumë e bukur, por dy ekipet e Milanos mund të mos jenë dakord. Në fakt, nëse dy ekipet romane do ta mbyllnin kampionatin mbi vendin e katërt, Italia do të kishte 5 ekipe në Champions, por vendi i katërt do të përfundonte në Europa League.

Një hipotezë e vështirë për t’u kthyer në realitet, por jo e pamundur: Milan kalon Lazio-n dhe Roma-n në garën për Champions dhe më pas përfundon në Europa League për shkak të triumfit të dyfishtë të ekipeve romane. Po Interi? Nëse kuqezinjtë kalojnë edhe kushërinjtë dhe dalin të tretët, zikaltrit përfundojnë në vendin e katërt dhe dalin jashtë Champions-it të ardhshëm për shkak të suksesit të dyfishtë verdhekuq/bardhekaltër

Related posts

E BUJSHME/ Real Madid ofron 100 milionë stërlina për idhullin e Pep Guardiolës

Isa.Autor

VIDEO/ Reali katastrofë, Leganes në epërsi

Q.Autor

Njihuni me 5 rekordet që nuk mund të thyhen kurrë në futboll

Q.Autor

Leave a Comment