Futboll

MKRS-ja e zbaton vendimin e gjykatës, e licencon Federatën e Taekwondo-së

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka zbatuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe e ka licencuar Federatën e Taekwondo-së të Kosovës.
Licencën nga Komisioni për Licencim i MKRS-së e pranuan sot kryetari Gazmend Preniqi dhe nënkryetari Maxhun Berisha.

Është ky finalizimi i një beteje juridike disavjeçare, e cila u përmbyll me realizimin e të drejtave për komunitetin e Taekwondo-së, të konfirmuara tani edhe me vendim gjyqësor – pasi ishin konfirmuar me disa vendime të njëpasnjëshme nga organet administrative. Por, vendime që nuk u zbatuan asnjëherë, njofton MRKS-ja.

“Do të vazhdojmë të shërbejmë si shembull i punës ligjore dhe profesionale – duke i hapur dyert e bashkëpunimit, të bazuar mbi parime të profesionalizmit dhe ligjshmërisë – dhe nuk do të ndalemi asnjëherë të kundërshtojmë çdo sulm të padrejtë dhe të kundërligjshëm ndaj komunitetit të Taekwondo-së. Urojmë klubet, trajnerët, sportistët dhe punëtorët sportiv të Taekwondo-së të cilët në vazhdimësi sakrifikuan dhe po sakrifikojnë me të vetmin qëllim – ngritjen e flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. FTK fton edhe njëherë të gjithë personat të cilët që disa vite po paraqiten – kundërligjshëm – si përfaqësues të FTK-së (në shumë pozita) që të ndalojnë së dëmtuari komunitetin sportiv në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e MKRS-së.

MKRS-ja ka pralajmeruar qw kushdo që paraqitet në emër të FTK, brenda apo jashtë Kosovës pa autorizim, do të denoncohet në organet kompetente.

Related posts

“ËSHTË SKUADËR M*TI”/ Çfarë tha për Juventusin djaloshi që po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

F.autor

PRAPASKENA/ Ylli i Serisë A do vetëm Juventus, Paratici po punon për të bindur klubin

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo “urdhëron” skemën me 3 sulmues, Pirlo nis studimin. CR7 kërkon…

Delo.autor

Leave a Comment