Futboll

Napoli kërkon t’i mbajë gjallë shpresat për titull, Milani për Champions – formacionet e mundshme

Ballafaqimi i kësaj pasdite në Serie A në “San Siro” mes Milani dhe Napolit është jetësor për të dy skuadrat.
Vendasve i duhet fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Napolit për ta vazhduar luftën për titull kampioni, në një ndeshje të xhiros së 32-të e cila nis në orën 15:00, transmeton Gazeta Express.

Gennaro Gattuso nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e kapitenit, Leonardo Bonucci, i cili është i suspenduar pas kartonit të verdhë që mori në ndeshjen e javës së kaluar kundër Sassuolos.

Ndërsa do të mungojë edhe Alessio Romagnoli si pasojë e lëndimit.

Te Napoli do të mungojë Mario Rui i suspenduar, por pritet rikthimi i Albiolit dhe Jorginhos.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Milan: Donnarumma; Calabria, Zapata, Musacchio, Rodriguez; Kessiè, Biglia, Bonaventura; Suso, Calhanoglu, Kalinic

Napoli: Reina; Maggio, Koulibaly, Albiol, Hysaj; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.

Related posts

“BOJKOTI ËSHTË KTHYER NË PANDEMI TË DYTË”/ Egbo mesazh Halilit: Tiranës i duhet Ngo, nëse kthehet…

Delo.autor

PADIA NGA PANUÇI/ Reagon Nishani: Ja çfarë do të bëj për këtë

Isa.Autor

Në ishull të sigurt/ 110 milionë euro, Icardi i destinuar për të luajtur në Premier League…

Sadik.Autor

Leave a Comment