Champions League Futboll

Në listë edhe Vidal me Bernat, Bayern Munich i plotë drejt Spanjës

Bayern Munich ka përfshir edhe Arturo Vidal dhe Juan Bernat në listën e lojtarëve për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, që do të luhet në Sevilla, të martën, pasi të dy i kaluan me sukses testet fizike të fitnesit. Kiliani dhe spanjolli nuk luajtën në fitoren 6-0 të së shtunës kundër Borussia Dortmund, pasi ishin të lënduar.

“Ata u trajnuan të dielën dhe u deklaruan të përshtatshëm për ndeshjen me Sevilla”, – tha klubi bavarez në një deklaratë zyrtare, para se skuadra të largohej për në Spanjë, të hënën.

Në këtë mënyrë, trajneri Juup Keynckes do ta ketë të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtim të Manuel Neuer të lënduar dhe sulmuesit Kingsley Coman, i “ndarë” nga gara që nga shkurti.

Më poshtë, lista e lojtarëve të thirrur nga Heynckes për ndeshjen kundër Sevilla.

Related posts

U nda me Gregoracin/ Ja “zjarri” i ri që po “djeg” Briatoren (FOTO)

Isa.Autor

ISH-TRAJNERI “ZIKALTËR”/ Frank De Boer: Qëndrova 4 muaj tek Interi, por mu dukën si…

Delo.autor

“KA ARDHUR MOMENTI QË…”/ Ish-futbollisti i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment