Futboll Ligue 1 Sport

Neymar i thotë “mirupafshim” patericave

Neymar ka filluar të ecë pa paterica teksa ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit vijon rikuperimin e tij pas dëmtimit serioz.

Lojtari më i shtrenjtë në botë pësoi një dëmtim të rëndë më 25 shkurt teksa PSG po mposhte Marseille me rezultatin 3-0, atij iu dha një kohë rikuperimi rreth 3 muaj pasi iu nënshtrua operacionit.

Trajneri i PSG Unai Emery ka sugjeruar se Neymar do të jetë në gjendje të rikthehet përpara fundit të sezonit, megjithëse 26-vjeçari thotë se pritet të bëjë një ekzaminim të fundit më 17 maj, çka do të thotë se nuk do të fillojë stërvitjen përpara asaj date.

Me ndeshjen e fundit të PSG që do të luhet më 19 maj, është e sigurt që ai nuk do të luajë më te PSG për këtë sezon.

Por gjithsesi ai është duke bërë progres teksa ka postuar një video në Instagram duke shkruar: “Mirupafshim paterica.”

Related posts

NDESHJA KAMZA-TEUTA / Fillim i vrullshëm, vendasit në avantazh me Bonanin

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-futbollistit të Freiburg: Kam luajtur i dopuar, me detyronin të merrja tableta

Delo.autor

Liverpool gjobitet nga UEFA, për trazirat e shkaktuara në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment