Futboll Seria A Sport

Nga Kina drejt SHBA, Milan mund të ndryshojë pronar për sezonin e ri

Nga Kina drejt Shteteve të Bashkuara, nga Jonghong Li te Stefën Ros. E ardhmja e Milanit udhëton në aksin Pekin-Nju Jork. Siç raporton “Tuttosport”, mes njerëzve që po studiojnë dosjen kuqezi në rast se paraqitet mundësia e shitjes së klubit, është Çarli Stilitano. Ky i fundit është kreu i “Relevent Sports”, shoqëria që organizon edhe International Champions Cup.

Stilitano, përveç se është ideatori i International Champions Cup është edhe krahu i djathtë i miliarderit Stefën Ros, sipërmarrësi i pronave të patundshme, që ka një pasuri mbi 12 miliardë dollarësh. Manjati amerikan në sport ka investuar edhe më parë, teksa sot është pronari i ekipit të futbollit amerikan “Miami Dolphins”. Sipas “Tuttosport”, Ros është një nga emrat më të mundshëm për të blerë Milanin në rast se Jonghong Li dështon të shlyejë borxhin që ka ndaj fondit “Elliot”. Pasaniku amerikan i ka besuar pikërisht Stilitanos detyrën për të bërë sondazhe lidhur me Milanin.

Projekt- E ardhmja e kuqezinjve mund të marrë kështu një orientim amerikan. Nju Jorku është pika e takimit sepse si “Relevent Sports” e zotit Ros, ashtu edhe fondi “Elliot” kanë në metropolin amerikan shtabet e tyre të përgjithshme. Veprimtaria në ShBA lehtëson në mënyrë të mëtejshme bisedimet, por në fund do të jenë pikërisht drejtuesit e “Elliot”-it, që do të vendosin për ofertën më të mirë. Me sa raporton “Tuttosoprt”, Stilitano, në rolin e ndërmjetësit ka të paktën 5 javë që punon në këtë operacion, i cili në rast realizimi do të ishte vërtet i bujshëm, teksa Milano do të ndryshonte përsëri pronar në harkun kohor të diçka më shumë se një vit

 

Related posts

MERKATOJA E ÇMENDUR/ PSG kërkon hakmarrje, sytë tek ylli i Barcelonës…

Delo.autor

PLAS SHERRI TEK PARTIZANI/ Pas barazimit me “Verilindorët”, Trajneri Lerda zihet me…

Delo.autor

Vendos VAR-i, Interi me 10 vetë. Largohet me të kuq Vesino (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment